BallinaAktualitetZgjedhjet/ Lumë shqiptarësh në Itali, 100 kandidatë futen në garë

Zgjedhjet/ Lumë shqiptarësh në Itali, 100 kandidatë futen në garë

Shqiptarët e përfshirën në politikë në shtetin italian sa vijnë e shtohen dhe këtë e dëshmojnë shifrat e të regjistruarve për zgjedhjet administrative, të cilat do të mbahen me 26 maj dhe që përkojnë në të njëjtën kohë me ato europiane. Rundi i mundshëm i balotazhit do të mbahet më 9 qershor.

Numri i qytetarëve që janë thirrur në votime shkon në 17 milionë në mbi 3000 komuna, nga të cilat 5 kryeqendra rajoni sic janë Firencë, Bari, Peruxhia, Potenca, Kampobaso) dhe 20 kryeqendra provincash; Askoli Piceno, Avellino, Bergamo, Biella, Kremona, Ferrara, Foxhia, Forlì, Lecce, Livorno, Modena, Pavia, Pezaro, Peskara, Prato, Rexhio Emilia, Rovigo, Verbania, Vercelli, Vibo Valentia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular