BallinaAktualitetBasha: Në Dibër kandidatët i caktoi Ymer Lala, të PS dhe atë...

Basha: Në Dibër kandidatët i caktoi Ymer Lala, të PS dhe atë të Bashkimeve Profesionale

Duke folur për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër në vitin 2016 ku PS eksperimentoi atë që do ta shtrinte në të gjithë Shqipërinë në vitin 2017, kreun i PD Lulzim Basha deklaroi se kurrsesi nuk do të ketë zgjedhje me 30 qershor të njëanshme me kandidatët  e PS dhe atë Bashkimeve Profesionale.
Në këtë rast, kreu i opozitës shqiptare u ndal duke iu referuar rastit të Dibrës sipas tij si kandidatin e PS, ashtu dhe atë të Bashkimeve Profesionale e ka nxjerrë sërish Ymer Lala.
“Në Dibër kandidati i PS për bashkinë është ai që ishte rezervë herën e parë në 2016 dhe që dhe ai është i përfshirë në grabitjen e procesit zgjedhor në 2016. Edhe kandidati i Bashkimeve Profesionale (e ka fjalën për Shkëlzen Qokun), ish sekretari i degës tonë i larguar për bashkëpunim, i blere nga Ymer Lala” tha Basha.

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular