Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dorëzuar mandatin e deputetit tre kandidatëve të tjerë, dy nga rradhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe një nga PD.
Burime përpër “BalkanWeb” bëjnë me dije se dy deputetët më të rinj të Kuvendit janë Halit Valteri si përfaqësues i Partisë Demokratike në Tiranë dhe Vasil Sterjofski si përfaqësues i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Një tjetër kandidat i LSI në Tiranë i cili ka marrë mandatin e deputetit është Edmond Stojku.
Aktualisht në Kuvendin e Shqipërisë janë 120 ligjvënës. Pas konfirmimit dhe vlerësimit nga KQZ, tre kandidatët do të betohen zyrtarisht në Parlament.
Deputetët e rinj në Kuvend, nga radhët e LSI:
Ylli Shehu
Enver Rroshi
Aurora Mara
Edmond Rrushi
Elda Hoti
Edlira Hyseni
Ediola Braha
Ralf Gjoni
Nimet Musaj
Enada Kapllani
Ambra Borova ( betohet seancën e ardhshme)
Deputetët e rinj në Kuvend, nga radhët e PD:
Majlinda Halilaj
Alban Zeneli
Ligoraq Karamleo
Lefter Maliqi
Adriatik Alimadhi
Arben Elezi