BallinaAktualitetSot Ditë Zie Kombëtare, Klodian Tanushi shpallet dëshmor

Sot Ditë Zie Kombëtare, Klodian Tanushi shpallet dëshmor

Trupi i pajetë i komandantit  të  kontingjentit shqiptar në Letoni, major Klodian Tanushi,  mbërriti sot në Tiranë me nderimet më të larta ushtarake. Homazhet për do të zhvillohen ditën e enjte në Muzeun Historik Kombëtar nga ora 10:00 – 12:00.

Pas kryerjes së homazheve dhe ceremonisë shtetërore, major Tanushit do t’i jepet lamtumira e fundit në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, ku do të prehet përjetësisht. Major Klodian Tanushi shpallet dëshmor

Këshilli i Ministrave nderoi majorin Klodian Tanushin duke e shpallur të ditën e enjte, datë 16 maj 2019, ditë zie kombëtare. Në nder të major Tanushit, komandant i kontingjentit shqiptar në Letoni, ditën e enjte, në të gjitha institucionet publike e private, flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë.

Gjithashtu, Komisioni Qendror i Statutit “Dëshmor i Atdheut”, nën drejtimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, e shpall major Klodian Tanushin, i rënë në krye të detyrës, “Dëshmor i Atdheut”.

Me një vendim të këshillit të ministrave, 16 Maj është vendosur ditë zie kombëtare dhe Tusha është shpallur ‘Dëshmor Kombi’.

Sipas këtij vendimi, flamuri kombëtar në 16 Maj në të gjitha institucionet do të ulet në gjysmë shtizë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular