Letër e Dylqinjës së Tironës nga Xibraka

2
316

Nga Luçiani Boçi

Fort i ndrituri Kalorës i fytyrës së menderosur!
Jam e jotja Dylqinjë e Tironës që po të shkruaj nga Xibraka.
Leshlëshuar e mallpërvëluar nga “malli” me fuçi boliviane, jam tu i
fut një poezi me vizë të gjatë, anës Shkumbinit e palarë, pranë Laboratorit e pandarë.
E mësuar me qederet e paprera të gjermonve n’dogana, por e pazonja për të përball tortyrën e vuajtjes tate dhe frikës tate prej protestave, po çirrem ekraneve për qashtërsinë e llumit e llucës sonë, o zemërplagosuri i organizatës sonë.
Po Xibraka është e bardhë si shkaba në fushë të zezë, siç e ka thanë …. harrova…., siç e do Rilindja jonë e përdalë e jo kot më kot si këto që i bëjnë filma, o i mallosuri im!
Na ka pjell lekë të bardha për vota të zeza o i vrerosuri im!
E nxirre kamën prej millit me e nda mirë mallin si me vizore.
Me Bild-in mos u merr se i fus një tymosje e ricitoj për qef unë.
Në daç të më ndihësh, jam e jotja deri në blerjen e votës së fundit, në mos, po bëj si të dojë qefi, vetëm pushtetin mos na e dorëzo se e kemi ble e kemi vesh me të bardha o dhjaksi ynë trim!
Jotja gjer në karrike
DYLQINJA E TIRONËS
Dora vetë!

2 KOMENTET

Comments are closed.