BallinaAktualitetKërkoni punë në SHBA? Ambasada jep detaje: Çfarë duhet të dini

Kërkoni punë në SHBA? Ambasada jep detaje: Çfarë duhet të dini

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka shpërndarë një njoftim për të gjitha ata që janë të interesuar për punësim përmes  vizës  EB-3.  Duke dhënë të gjithë këshillat përkatëse, ambasada shton se të interesuarit duhet të kenë shumë kujdes dhe të mos bien pre e këshillave të gabuara apo çmimeve të larta, që vijnë nga burime të tjera, por sipas saj, të gjitha informacionet e sakta gjenden në adresat e mëposhtme.

Njoftimi:“Jeni në kërkim të punësimit nëpërmjet vizës EB-3 të imigrimit me bazë punësimi në Shtetet e Bashkuara? Ne ju këshillojmë që të përzgjidhni me shumë kujdes këshilluesin tuaj. Mos bini pre e këshillave të gabuara apo çmimeve të larta nga çdo burim. Gjithnjë kërkoni informacion zyrtar në www.uscis.gov

Ju duhet të keni aftësitë e kërkuara për vendin e punës, punëdhënësi duhet të dërgojë formularët e kërkuar në Departamentin e Punës dhe USCIS, dhe vetëm më pas NVC do të caktojë takimin tuaj në Sektorin Konsullor. #pyetanen”-njofton ambasada.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular