BallinaAktualitetEmisioni “Report” i Rai3 anulon pa asnjë shpjegim investigimin kundër qeverisë shqiptare

Emisioni “Report” i Rai3 anulon pa asnjë shpjegim investigimin kundër qeverisë shqiptare

Emisioni “Report” në Rai3 program që prej një jave ka nxitur reagime të forta në politikën shqiptare, por edhe në Itali, në puntatën e së dielës nuk ka dhënë pjesën e dytë të investigimit për Shqipërinë, investigim të cilin e pati paralajmëruar pothuajse çdo ditë.

Madje, edhe gjatë ditës së sotme, Sigfrido Ranucci, autori i emisionit “Report” në Rai3, pati paralajmëruar publikimin e pjesës së dytë me të tjera investigime. Por më pas gjatë emisionit, pjesa e dytë e reportazhit nuk u dha. Madje nuk pati as edhe një shpjegim se pse pjesa e investigimit për Shqipërinë u anulua.

Aq më tepër, që Sigfrido Ranucci komentoi sot në Facebook, edhe qëndrimin e kryeministres italiane Giorgia Meloni, e cila i doli në mbrojtje të homologut shqiptar, Edi Rama, duke deklaruar se ky i fundit është sulmuar vetëm sepse ndihmoi Italinë me emigrantët.

Ndërkohë, në mënyrë informale, Ranucci në disa replika në Facebook pse, justifikohet se emisioni anuloi pjesën e dytë të investigimit pasi po negocionojnë t’i marrin një intervistë kryeministrit Edi Rama.

Emisioni “Report” i Rai3 anulon pa asnjë shpjegim investigimin

Për këtë ngjarja ka reaguar edhe gazetari Enton Abilekaj, që thekson se një incident i tillë nuk ka ndodhur kaq hapur as në televizionet shqiptare.

“Autori i emisionit investigativ Report ne Rai 3, Sigfrido Ranucci, lajmeroi gjithe javen qe sot do te ishte pjesa e dyte e reportazhit per Shqiperine. Qe do te thoshte se reportazhi ishte gati, te dielen e shkuar u transmetua pjesa e pare dhe sot do te ishte pjesa e dyte.

Sot, pa asnje shpjegim, Rai 3 nuk e transmetoi pjesen e dyte. Ranucci u pergjigjej shikuesve te zhgenjyer ne FB se po rakordojne nje interviste me Kryeministrin Rama, per te justifikuar mungesen uleritese te reportazhit per Shqiperine.

Nuk dihen arsyet e verteta, deri tani mund te thuhet me siguri vetem qe Rama ia arriti qellimit. Se si ka ndodhur e kane per detyre gazetaret italiane, qe u bene protagoniste per nje jave ne Shqiperi, ta sqarojne me te njejtin pasion qe shijuan efektin e pjeses se pare. Ka ndodhur kjo edhe me media te tjera te huaja per te cilat kryeministri eshte kujdesur qe te heshtin, por nje incident i tille nuk ka ndodhur kaq hapur as ne Tv shqiptare”, shkruan Abilekaj në rrjetet sociale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular