BallinaKryesoreKomisionieri Hahn për DW: Është detyrë e qeverisë, që t'i afrohet opozitës

Komisionieri Hahn për DW: Është detyrë e qeverisë, që t’i afrohet opozitës

Në daljen e djeshme në “Opinion” Edi Rama sistematikisht nguli këmbë që për çështjen e zgjidhjes së krizës dhe shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit që ai këmbëngul ti zhvillojë pa pjesëmarrjen e opozitës zyrtare, kryeministri dhe qeveria që ai drejton nuk ka asgjë në dorë për të bërë.

Por ndryshe duket se ka filluar të mendojë edhe një nga përkrahësit e tij më ë mëdhenj në Bruksel, komisionieri për zgjerim Joganes Hahn. Në një intervistë për DË seksioni shqip, Hahn duke folur për krizën aktuale në Shqipëri deklaron se “është detyrë e qeverisë që ti afrohet opozitës në këtë situatë”.

“ Në rastin e Shqipërisë, dhe kjo vlen edhe për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, mendoj se është perspektiva evropiane motivi kryesor dhe në këtë drejtim unë mund t’i inkurajoj të gjithë përgjegjësit politikë që t’i kthehen punës parlamentare. Është detyrë e qeverisë që t’i afrohet opozitës dhe detyrë e opozitës që të vetë përfshihet në mënyrë konstruktive, kritike por edhe të angazhuar”, tha komisionieri për zgjerim Hahn.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular