BallinaAktualitetKriza politike/Arben Malaj pret një thirrje nga Ismail Kadare pa u bërë...

Kriza politike/Arben Malaj pret një thirrje nga Ismail Kadare pa u bërë palë

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, kërkon një angazhim më të fortë të shoqërisë civile dhe personaliteve publike për ti dhënë zgjidhje situatës ku ndodhet vendi.

I ftuar në RTV Ora, Malaj iu referua shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, kur tha se një thirrje e tij, i distancuar nga palët, do të ishte e mirëpritur.

Arben Malaj: Jemi në pikën që nuk duhet të jemi, është shumë pasive dhe shoqëria civile. Më habit që janë shumë pasiv disa personalitete publike që mund të ndikojnë në momentet e vështira që kalon një vend. Personalitet në fushën e kulturës është Kadareja, pa u bërë palë ai mund të japë një mesazh. Ish-presidentët e vendit janë një institucion që duhet të amortizojnë momentet kur politika e ditës bëhet agresive. Besoj që kanë shumë në dorë.Është e pajustifikueshme, pavarësisht nga argumentat që jep secila palë, që politika shqiptare të mbërrijë në një pikë ku njerëzit janë të pasigurt për të ardhmen e tyre, zhgënjimi e ka vrarë shpresën, dëshira për tu larguar e ka cënuar gjithnjë e më shumë vendin tonë, po ikin njerëz që kanë halle ditore por po ikin dhe njerëz të mençur, klasa e mesme, ka më pak ardhje dhe kthim pas në vend, ka më shumë dëshirë për të qëndruar jashtë, ka më shumë biznese vendase dhe të huaja që po stepin.

Por nuk ndan të njëjtin mendim Neritan Sejamini. Nëse vendi është në këtë krizë politike, Sejamini thotë se kjo është edhe shkak i mosfunksionimit si duhet i shoqërisë civile.

Neritan Sejamini: Cila shoqëri civile, shoqëria civile duhet të punojë çdo ditë që të mos arrijmë këtu. Kur arrijmë këtu kjo nuk i hyn në punë askujt. Nëse deri sot kemi shoqëri civile që është dhunuar prona dhe s’ka folur, kur e ka për detyrë dhe paguhet nga taksat e shqiptarëve, kur shkelen të drejtat e njeriut dhe kjo nuk flet, ku ka drogë dhe nuk flitet, kur ka degradim moral dhe nuk flitet, tani do ti kërkojmë kësaj shoqërie civile që brenda një jave të zgjidhë krizën, kjo është absurde.

Arben Malaj: Shoqëria civile është maja, nuk është gjithçka. Shoqëria civile është ajo që ndërgjegjëson një popull të ngrihet në këmbë, siç e bëri për armët kimike. Por është e përgjumur, nuk është e paaftë.

Neritan Sejamini: Kriza e sotme është e shoqërisë civile. Nuk kemi shoqëri civile, kemi një treg. Ne presim që të njëjtët persona që shkaktojnë krizën, me të njëjtin mentalitet që kanë krijuar kriza, edhe ta zgjidhin. Dhe çfarë bëjmë ne, e zgjidhim përkohësisht për të kaluar te kriza tjetër.Diskutimi i sotëm nuk bazohet fare te problemet që ka Shqipëria.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular