BallinaAktualitet(Video)/Basha: Pjesëmarrja në protestën e 25 Majit vendimtare për fitoren, Rama se...

(Video)/Basha: Pjesëmarrja në protestën e 25 Majit vendimtare për fitoren, Rama se arreston dot gjithë popullin

Basha: Pjesëmarrja në protestën e 25 Majit vendimtare për fitoren

Nuk do të ketë më bir nëne të përsërisë për shqiptarët tragjedinë 50 vjeçare që i la 100 vjet pas, i izoloi dhe i ktheu në një rezervat në zemër të Europës. Një nga garancitë për këtë jeni edhe ju këtu, që i dini vlerat e Europës, siç i dinë edhe të afërkit tuaj në Tiranë. Ju ftoj të bëni gjithçka që ky aksion që sapo ka misur të jetë sa më i madh, sa më i vendosur, sa më i fuqishëm, duke nisur me të shtunën e 25 Majit. Bjeruni telefonëve, mobilizoni njerëzit, nxirrini në protestë. U kërkoni që të jenë ata, nëse nuk keni mundësi të shkoni vetë. Sa më e madhe pjesëmarrja, sa më i madh bashkimi, aq më të numëriara do t’i ketë orët Edi Rama.

Basha: Rama nuk e arreston dot gjithë popullin. Shqipëria e frikës do të bjerë, Shqipëria e shpresës do të fitojë.

Edi Rama ka vënë bast për Shqipërinë e frikës, që ka ndërtuar keta 6 vjet për të mundur Shqipërinë e shpresës.
Që Shqipëria e frikës të qendrojë, duhet të arrestojë gjithë popullin
Që Shqipëria e tiranisë të qëndrojë, duhet të diktojë votime moniste në 5700 kuti votimi, votime me 1 kandidat ose kandidat të diktuar nga krimi.
Që Shqipëria e frikës të qëndrojë, duhet të detyrojë të gjithë shqiptarët rë largohen nga shtëpitë e tyre.

Nuk do t’ia dalë kurrësesi.

Veçanërisht tani që shqiptarët janë zgjuar, janë bashkuar, janë vetëdijësuar dhe kanë vendosur ta çojnë betejën deri në fund.

Jam sonte këtu për të ndarë bindjen më të thellë se Shqipëria e frikës do të bjerë, dhe ajo që do të qendrojë do të jetë Shqipëria e shpresës, do të jetë Shqipëria e vlerave dhe parimeve europiane, do të jetë Shqipëria e zgjedhjeve të lira e të ndershme, do të jetë Shqipëria e lirisë për sipërmarrësit, Shqipëria e dinjitetit për studentët dhe pedagogët, do të jetë Shqipëria që nuk do t’i largojë, por do t’i mbajë mjekët dhe infermierët për t’u shërbyer pacientëve tanë, do të jetë Shqipëria e pensionistëve dinjitozë që, më në fund, do të kenë shpërblimin për një jetë të tërë në sakrificë, do të jetë Shqipëria e fermerwve që nuk i hedhin në kanal, por i shesin produktet e tyre., do të jetë Shqipëria e dhembshurisë për të pamundurit. Mbi të gjitha, do të jetë Shqipëria e ndërtuar mbi të njëjtat vlera që ndërtohet Britania e Madhe dhe demokracia e saj, e zgjedhjeve të lira, e balancimit dhe ndarjes së pushteteve, do të jetë Shqipëria e lirisë dhe demokracisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular