BallinaRajoniSot, zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore të Mitrovicës, ja sa kandidatë...

Sot, zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore të Mitrovicës, ja sa kandidatë jane në garë

Sot mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e veriut të Mitrovicës, ku të drejt vote kanë 57.983 persona në 87 vendvotime, apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme po mbahen në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore, pas dorëheqjes së kryetarëve atje prej shkak të taksës prej 100 përqind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

Për zgjedhjet në veri garojnë 12 kandidatë nga Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista Serbe, njofton Gazeta Express.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në këto katër komuna ka angazhuar rreth 670 komisionerë. Ndërkaq, numri i vëzhguesve të akredituar nga ana e KQZ-së dhe të cilët do të mund të përcjellin votimin është rreth 500 vëzhgues. Këta vëzhgues përfaqësojnë dy parti politike, dy misione ndërkombëtare, dy zyre ndërlidhëse, 12 ambasada, dy organizata jo-qeveritare ndërkombëtare, katër organizata jo-qeveritare vendore dhe 16 shtëpi mediale.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular