BallinaAktualitetEvidente përplasja e fortë, Haradinaj në Tiranë takon Metën, por refuzon Ramën

Evidente përplasja e fortë, Haradinaj në Tiranë takon Metën, por refuzon Ramën

spot_img
spot_img

Presidenti Meta dhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj kanë ndarë me njëri-tjetrin momente të përzemërta sonte në Durrës, ku kanë shprehur edhe njëherë pikëtakimet e tyre përsa i përket prespektivës së përbashkët europiane të dy vendeve.

‘Kënaqësi e veçantë të ndaja sërish me Kryeministrin, Ramush Haradinaj në Durrës pikëpamje mbi sfida të përbashkëta që forcojnë marrëdhëniet midis dy vendeve dhe perspektivën e përbashkët europiane.’

Ndërkohë që të njëjtën foto me Metën ka postuar edhe kryeministri i Kosovës Haradinaj që shkruan.

‘Qëndrime unike me Presidentin Ilir Meta për temat me rëndësi për Kosovën e Shqipërinë. RH’

Ky është takimi i parë i Presidentit Meta dhe Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, pas Samitit të Berlinit, ku liderët gjermanë mbajnë një qëndrim të qartë kundër idesë së Rama-Thaçi-Vuçiç për projektin e shkëmbimit të territoreve midis dy vendeve, ku Haradinaj ishte që në fillim kundra këtij projekti.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular