BallinaKulture(VIDEO)/Të gjithë në këmbë! I riu shqiptar mahnit jurinë e “The Voice”...

(VIDEO)/Të gjithë në këmbë! I riu shqiptar mahnit jurinë e “The Voice” në Francë

Një djalë i ri shqiptar po triumfon në spektaklin e “The Voice” në Francë.

Ai quhet Gjon Muharremaj, është 20 vjeç dhe tashmë i ka kaluar fazat e para të përzgjedhjes dhe renditjes nëpër skuadra.

Gjoni është në mesin e 12 konkurrentëve në nivelin e avancuar në “The Voice” dhe ka përballë një garë të fortë.

Ai është në grupin e këngëtarit të njohur Mika.

Së fundi, një performancë e tij ka mahnitur jurinë aq sa në fund, të gjithë u ngritën në këmbë të mahnitur.

Gjoni ka lindur në Zvicër dhe babain e ka nga Kosova ndërsa nënën nga Tirana.


Ai njihet me emrin e artit Gjon’s Tears dhe kur ishte vetëm 12 vjeç Gjoni ka mahnitur jurinë e “Albanians Got Talent” me zërin e tij.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular