Debate të forta në Opinion mes gazetarëve, teksa po diskutohej për përgjimet e Vangjush Dakos, në të ashtuquajturën dosja 339.
Analisti Mark Marku ka akuzuar gazetarin Carlo Bollino se mbron qeverinë, pasi merr tenderë nga Bashkia e Tiranës.
Si kundërpërgjigje Bollino i tha se do ta denonconte për shpifje: Do të denoncoj për shpifje, ju do jeni i treti pas Sali Berishës dhe…
Në debat u përfshi dhe gazetari Artan Hoxha.
Artan Hoxha: Tani vjen dhe na tregon përralla. Vjen këtu për të na sulmuar ne. Letra Mark, prova Mark! Je dekan i gazetarisë, se është turp.
Mark Marku: Gazetari i kronikës jo domosdoshmërish duhet të punojë për shërbimet sekrete
Artan Hoxha: Në cilin rast Mark, tek dosja Babale. Është turp. E ka bërë Berisha në ’98, është turp. Nuk i lejohet këtij mo burr se është dekan fakulteti
Mark Marku: Po s’po të them ty more
Artan Hoxha: Nxirre mo nxirre provën.