BallinaKryesoreQafë Bari, një skëterrë e vërtetë, ia kalon kampeve naziste dhe jugosllave

Qafë Bari, një skëterrë e vërtetë, ia kalon kampeve naziste dhe jugosllave

spot_img
spot_img

Nga Kastriot Dervishi

Reparti i riedukimit nr.311 Qafë Bari u hap në vitin 1982. Në prag të revoltës së 22 majit 1984, këtu ndodheshin 448 të dënuar (291 punonin nëntokë). Nga revolta në fjalë, dy u pushkatuan me gjyq dhe një u vra kur po protestohej. Agjenti “I penduari”, ish oficer, i arrestuar më 24.1.1976 ishte ndër më dëmsjellësit e armës së Sigurimit të Shtetit në burgjet dhe kampet e diktaturës. I rekrutuar fillimisht për “zbërthimin” e Abdyl Banushit, ai dha informacione të shumta për të dënuarit. Spikasin raportet e tij nga Repari nr.309 Ballsh kundër At Zef Pllumit, Gëzim Peshkëpisë etj, nga Qafë Bari kundër Sandër Sokolit, etj. Meqë ky i fundit është njëri nga të dënuarit që humbi jetën në mënyrë tragjike, po sjellim pjesërisht një raportim nga “I penduari” më 27.1.1984, dhënë operativit famëkeq të Qafë Barit, Miti Kurici. Informacioni është pjesë e dosjes së objektit ORV të Qafë Barit.

“I penduari”, spiunon çfarë thoshte Sandër Sokoli

“Në bisedat e zhvilluara kohët e fundit me të dënuarin Sandër Sokoli, për çështje të problemeve të jetës e të sjelljes këtu në kampin e riedukimit, Sandri thotë: “Këtu është një skëterrë e vërtetë, me neve sillen si inkuizitorë. Në asnjë kamp përqendrimi nazist dhe në Goljotok të Jugosllavisë në kohën e Rankoviçit nuk janë bërë veprime të tilla. Unë nuk di ta shpjegoj ndryshe lënien e të dënuarve pa kapele. Kjo është një torturë e vërtetë me kalimin e kohës të gjithë do sëmurën nga sinoziti. Edhe veprimet si rrahja, mosplotësimi i shumë kërkesave që na takojnë tregojnë atë që këta me heshtje këtë kamp duan ta bëjnë më keq se Stalini dikur”. Sandri flet me shumë urrejtje e përbuzje për organet e Sigurimit. Ai thotë se dhe tani pas goditjes së Kadri Hazbiut e Feçor Shehut po vazhdon e njëjta gjendje. Nuk e kuptoj i thonë atij se ku e kanë zhvilluar punën armiqësore këta armiq në qoftë se duam t’i quajmë kështu. Përderisa deri tani nuk është bërë asnjë rishikim i personave që ndryshëm që kanë qenë komunistë, por që janë goditur nga Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu e Feçor Shehu”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular