Menaxheri shqiptar, që jeton prej vitesh në Itali, dhe është ai që ka sjellë Gianni de Biasin te stoli kuqezi disa vite më parë, por që gjithashtu menaxhon kartonin e disa futbollistëve të talentuar të kombëtares së Shqipërisë, mes tyre Emanuele Ndoj (që luan te Brescia), ka lëshuar bombën.
Me një mesazh në faqen e tij zyrtare në facebook, Sokol Haxhia, ka lëshuar bombën: “Allegri shkon te Interi nëse këta arrijnë Champions League!”. Një tifoz i ka kthyer duke i thënë se Conte te Interi është e kryer, por Haxhia ka replikuar: “Do të shohim!”.
Nuk dimë nëse Haxhia ka burime ose jo, por një gjë është e sigurt, në ambjentet që frekuenton, edhe në Milano, diçka ka dëgjuar…