BallinaSportShkëndija e Tetovës pranë goditjes së madhe, ish-lojtari i kombëtares një hap...

Shkëndija e Tetovës pranë goditjes së madhe, ish-lojtari i kombëtares një hap larg!

Mesfushori Sabien Lilaj mund të ndryshojë sërish destinacion në karrierën e tij. Ai mund të lërë Qabalanë vetëm pas një viti dhe të kthehet afër “shtëpisë”. 30-vjeçari është një nga dëshirat e Shkëndijes së Tetovës shkruan “ProcesiSportiv” në “Facebook”.

Kampionët e Maqedonisë kanë hedhur sytë nga lojtari i kombëtares shqiptare. Ish-futbollisti i Skënderbeut ka një eksperiencë të madhe, pasi ka provuar dhe shijen e grupeve të Europa Leagues me Skënderbeun. Drejtuesit e Shkëndijes synojnë prej vitesh që të arrijnë një sukses të tillë, por nuk e kanë arritur.

Afrimi i Lilajt mund të jetë një vlerë e shtuar në skuadrën e tyre. Mesfushori ka luajtur 23 ndeshje në Azerbajxhan, nga të cilat vetëm 15 i ka nisur si titullar. Ai fitoi dhe trofeun e Kupës së Azebajxhanit atje. Roli i tij nuk ka qenë shumë i madh në ekip dhe kalimi te Shkëndija e Tetovës është i mirëpritur. Telesport

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular