BallinaSportFinalja "merr më qafë" Strakoshën, rrezikon dy ndeshjet me kuqezinjtë

Finalja “merr më qafë” Strakoshën, rrezikon dy ndeshjet me kuqezinjtë

Thomas Strakosha do të ribashkohet me Edy Reja. Kësaj here nën ngjyrat kuqezi, jo ato bardhekaltër të Lazios. Sidoqoftë, ky pikëtakim i radhës duket se do të shtyhet në kohë, nuk do të ndodhë për dy kualifikueset e radhës, që kombëtarja shqiptare do t’i luajë me Islandën dhe Moldavinë (më 8 dhe 11 qershor). Portieri 24-vjeçar është i dëmtuar dhe nuk u grumbullua fare nga Simone Inzahgi për ndeshjen e së hënës në Serie A, kundër Bologna.

Strakosha ka shqetësime fizike, që e mundojnë prej disa javësh, çka e ka kushtëzuar në stërvitje dhe ndeshje. Duke dashur të mos e ndërlikojë më tej situatën, trajneri Inzaghi e kursyer në sfida të ndryshme portierin shqiptar. Vetëm në finalen e Kupës së Italisë, Strakoshës iu kërkua të bënte një sakrificë dhe të luante me injeksione, për të mos ndier dhimbje gjatë ndeshjes. Ishte pikërisht ky aktivizim i sforcuar, që e ka përkeqësuar gjendjen fizike të 24-vjeçarit, sa ta ketë të vështirë të stërvitet, jo më të luajë. Klubi bardhekaltër po e mban në kontroll të rreptë mjekësor, duke mos rrezikuar më asgjë.

Në funksion të kësaj, duket thuajse i pamundur edhe angazhimi me kuqezinjtë për dy kualifikueset e qershorit, në kuadër të “Euro 2020”. Një fat i keq për portierin, sepse ai mungoi në kombëtare edhe në dy ndeshjet e kaluara, pas vendimit të ish-trajnerit, Christian Panucci, për ta lënë jashtë, pasi kërkoi leje për të ardhur pak me vonesë në grumbullim. Mbetet të konfirmohet zyrtarisht nga FSHF-ja, por edhe nga Lazio, nëse Strakosha do të vijë për kontroll te stafi mjekësor kuqezi, apo do të vijojë riaftësimin në kryeqytetin italian.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular