Një 29-vjecar, baba i një fëmije, rrëfeu sot në emisionin “Me Zemër të Hapur” peripecitë e bashkëjetesës 5-vjeçare me nënën e djalit të tij.
Nga bashkëjetesa ka lindur një djalë i cili aktualisht është 6 vjeç. Çifti është njohur nëpërmjet telefonit, shkak ka qënë djali i xhaxhait të gruas, i cili asokohe donte të njihej me motrën e 29 vjeçarit. Pasi të rinjtë zhvilluan disa biseda në telefon, filluan të frekuentoheshin dhe pas një periudhe ata vendosën të bashkëjetonin.
Në bashkëjetesë marredhënia në çift filloi të kishte probleme, debatet e vazhdueshme dhe në fund dhuna e ushtruar nga ana e 29 vjeçarit sollën ndarjen e çiftit. Gruaja mori urdhër mbrojtjeje ndërsa 29 vjeçari u dënua dy herë për dhunë në familje. Asokohe fëmija ishte vetëm 2 vjeç. Burri rrëfen se pasi doli nga burgu, ish-bashkëjetuesja i la djalin dhe u largua.
Në përballjen ‘live’ gruaja thodhi poshtë të gjitha pretendimet e 29-vjecarit. E reja tha se fëmija jetonte me të, dhe kur ai ishte në burg, ajo u martua në Kosovë, dhe ish-bashkëjetuesi, nuk e la të merrte fëmijën.
“Kisha frikë të përballesha me të. Ai më shkruante fjalë ofenduese në të gjithë rastet. Ndarja ka ardhur nga dhuna e tij. Unë do hap gjyq ndaj tij, nuk ka ditur të mbajë familje. Më solli në Kosovë të punoja si valltare, dhe unë qaja i thoja të lutem më ço në shtëpi nuk mundem. Unë dilja lypja me fëmi të vogël, ai merrte lekët blinte hashash, i jepte edhe djalit, merreni fëmijën, bëjini analizat.” tha ajo në një lidhje të drejpërdrejtë telefonike./BW