BallinaKryesoreKriza e reforma në drejtësi, mesazhet e forta të Presidentit Meta, flet...

Kriza e reforma në drejtësi, mesazhet e forta të Presidentit Meta, flet dhe për kufinjët në Ballkan

Presidenti Ilir Meta, flet me tone të ashpra ndaj klasës politike në vend, ndërsa përjashtim nuk bënë as përfaqësuesit ndërkombëtar të akredituar në Shqipëri. Meta tha se kemi krizë serioze të cilës nuk mund t’i shmangemi ndërsa theksoi se vendi tashmë edhe pse zyrtarisht është republikë parlamentare, ai sot funksionon si një sistem i mbyllur partiak. Qëndrim të fortë kreu i shtetit shprehu edhe për reformën në drejtësi, për të cilën sot zgjodhi të flasë hapur për herë të parë publikisht.

Kemi krizë serioze në Shqipëri, të cilës nuk mund ti shmangemi. Pasi vendi pësoi ‘97 për fat të keq, një film që e kanë parë shumë këtu u bë një kushtetuë e jashtëzakonshme, pikërisht se u nxorën mësime dhe u bë për të parandaluar një ‘97. Për të menaxhuar e për të patur instrumenta, kriza që mund të dalin jashtë kontrollit. Në 2008 mos harrojmë për dy ditë një kushtetutë e bërë me aq sakrifica ia hoqën të gjitha pikat dhe kaluam nga sistem parlamentar, në një sistem të mbyllur partiak. Kjo është e vërteta pse sot kemi këtë situatë. Ku parlamenti nuk është funksional jo vetëm sepse dy parti kanë lënë mandatet, po ka qenë jo funksional edhe më parë.

Po flasim për suksese të reformës në drejtësi, i jam shmangur deklarimeve publike, edhe pse me ndëkombëtarët kam folur hapur, por mund t’ju them që nëse do ishte vërtet sukses, Shqipëria asnjë minut nuk do ishte pa gjykatë kushtetuese.

Gjykata kushtetuese, pavarësisht nga individë të caktuar, ka një histori pozitive. Reforma nuk bëhet me retorikë e presion, bëhet me standarde. Nëse bëhet me emrat asnjëherë nuk ka reformë.

Dy herë janë hedhur shortet e KED-së, kam bërë përpjekjet më të mëdha që gjithçka të bëhet në përputhje me kushtetutën. Herën e dytë, si president, duke ditur dështimin e herës së parë ku askush nuk mbante përgjegjësi, përfshi dhe ndërkombëtarët, kërkova angazhim të Euralius, dhe kam folur hapur, më takon si president, që të unifikojmë një qëndrim të përbashkët, mos kemi debate, mos kemi kontestime dhe ditën e fundit Euralius con përgjigje se nuk vimë dot në takim se jemi mision teknik, kjo do të thotë se ke marrë porosi politike. Unë nuk e di nga u mor kjo porosi politike. Bëhet fjalë për institucionet e këtij vendi. Kjo nuk mund të jetë drejtësi europiane, nuk do luftojë korrupsonin e krimin e organizuar më shumë, dhe në fund vijoni dëgjoni historitë e peshqve.  Reforma do jetë më e suksshme kur të kemi më shumë investime amerikane e gjermane.” tha Meta, duke thumbuar ne kete menyre, fjalimet e ish ambasadorit amerikan per arrestime te peshqve të medhenj.

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka mbajtur një fjalim mjaft domethënës për kufijtë  në vendet e Ballkanit në në konferencën “Sfidat e sigurisë në Ballkan dhe roli i aktorëve të jashtëm në kohën e tranzicionit euroatlantik”.

Nga fjala e Presidentit:

“Unë “marshallist” nuk jam, po gruan e kam “marshalliste” dhe shpresoj që ti përdorë për mirë ato që ka mësuar në qëndër dhe sot është fakt se kemi shumë që kanë përfituar.

M’u kujtua koha kur babai im që ishte oficer ikte natën linte familjen, ia fuste vrapit se flota e Gjashtë Amerikane po afrohej….Dhe sot që jemi nëj vend burim sigurie, jo vetëm për veten por edhe për rajonin dhe një vend kontribues në NATO, që ka edhe tre dëshmorë.

Ajo që dua të theksoj është se nuk ka komb në Ballkan që nuk ka përfituar më shumë nga rënia e perdes së hekurt, sepse nuk ka pasur më të shtypur në Ballkan.

Po të shikojmë sot, kush ka përfituar më shumë? Shqipëria dhe shqiptarët në raport me atë që ka qënë.

Ne ishim thjesht një Kore e Veriut në atë kohë në këtë kontinent në kuptimin e të drejtave të njeriut dhe zhvillimit.

Dëgjojmë shpesh pyetjen: pse të mos bashkohen të gjithë shqiptarët? Dhe natyrshëm: pse të mos bashkohen të gjithë serbët? Pse jo të gjithë boshnjakët? Pse jo të gjithë kroatët? Ky është një diabolizëm autoritar i politikanëve për të spostuar vëmendjen e opinionit. Dhe si pasojë, ikin të rinjtë nga Shqipëria, nga Serbia, nga Bosnja….dhe na ftojmë të shikojmë një film që e ka parë tërë bota. Dhe bëhet fjalë për Ballkanin perëndimor….Ne e dimë atë film që ka ndodhur, si në Kosovë.

Dëgjojmë dhe na pëlqen të dëgjojmë se serbët dhe shqiptarët janë dy popujt më të mëdha të Ballkanit dhe janë si Franca me Gjermaninë. Po është tjetër të thuash që kemi dy popuj të mëdhenj dhe tjetër të bësh atë që bënë ato.

Dua të bëj të qartë diçka si President i Shqipërisë. Ne mund të çojmë edhe më shumë trupa në Afganistan e Letoni, por mundësitë tona janë të kufizuara. Ne jemi një faktor stabiliteti në Ballkan, faktor stabilizues europianizes dhe  ndikues për shqiptarët.

E di ambasadori sa jam lodhur unë për marrëveshjet me Serbinë. Nuk ka asnjë kufizim për marrëveshjet mes dy vendeve, por kur bëhet fjalë për dialogun Kosovë – Serbi, Shqipëria është thjesht mbështetëse sepse nëse hyn, cenon sovranitetin e Republikës së Kosovës. Ndaj ne duhet të respektojmë institucionet e Kosovës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular