BallinaAktualitetLista/Studentët kanë 14 kërkesa për Ramën, 5 janë të panegociueshme

Lista/Studentët kanë 14 kërkesa për Ramën, 5 janë të panegociueshme

spot_img
spot_img

Studentët i janë rikthyer protestave! Ata janë grumbulluar përpara ministrisë së Arsimit duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre. Studentët kanë parashtruar 14 kërkesa, por thonë se sot në ministri do të dorëzojnë 5 prej tyre, për të cilat thanë se janë të panegociueshme.

1-Rëzimi i ligjit të arsimit të lart

2-Arsim cilësor për të gjithë të rinjtë duke mundësuar mbështetje financiare për të dyja ciklet e studimit

3-Rankimi i programeve sipas modeleve më të mira bashkohore

4-Rritja e peshës së përfaqësimit në IAL

6-Autonomi reale e IAL-ve dhe jo e diktuar nga bordet qeveritare

Studentët kanë thyer xhamat e ministrisë, kanë hedhur tymuese dhe ndezur zjarr.

“Kjo është një protestë simbolike, por edhe një mesazh që duhet ta marrë ministria e Arsimit që të plotësojë kërkesat, sepse nesër do të jemi shumë më shumë dhe nuk mund të rrimë si në dhjetor”, tha një prej studentëve.

Në muajin dhjetor të vitit të kaluar studentët nisën protestat masive para Ministrisë që zgjatën deri në muajin shkurt. Ata kërkuan tarifa më të ulëta si dhe përmirësimin e kushteve në universitete.

Më herët studentët parashtruan 14 kërkesa

1-Reduktimi 50% i tarifës së masterit
2-Heqja e tarifave plus për provimet e prapambetura
3-Të mbahet kriteri i gjuhës së huaj dhe të jepet si provim në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja me një tarifë minimale të përballueshme nga studentët.
4-Rankimi i programeve të studimit
5-Të vendoset paga minimale prej 30 mijë lekë/muaj gjatë periudhës së stazhit për studentët e mësuesisë.
6-Reforma e kurrikulave mësimore.
7-Rritja arbitrare e mesatares pa asnjë konsultim publikm me maturantët.
8-Respektimi i parimit të Procesit të Bolonjës për të drejtat që duhet të kenë studentët e programeve 2-vjeçare postsekondare për të transferuar kredite dhe për të vazhduar studime Bachelor.
9-Zbatimi i ligjit të AL për bursa ose tarifa zero për studentët që ndjekin programe në degë prioritare: IT, Gjeologji-Miniera, Inxhinieri mekanike, Energji të rinovueshme, Shkenca bujqësore dhe pyjore, Kimi, Fizikë, Matematike etj.
10-Investime urgjente për kabinete IT dhe laboratorë didaktike në çdo departament për mësimdhënie studentët e Bachelor dhe Masterit.
11-Rritja e peshës së votës studentore në masën 25%.
12-Rritja e përfaqësimit të studentëve në senatin akademik.
13-Anulimi i zgjedhjeve për anëtarin e bordit të administrimit përfaqësues i studentëve në çdo Universitet dhe përcaktimi i një baze ligjore të saktë dhe të qartë mbi kriteret e garës.
14-Rritja e pagave të pedagogëve

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular