Tetë gabimet që bëni kur hani mëngjes – Çfarë duhet të shmangni

3
405

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.

Ushqimet që hamë në mëngjes do të përcaktojnë mbarëvajtjen e gjjithë ditës por kanë një ndikim afatgjatë në shëndet.

Për të marrë përfitimet maksimale të këtij vakti, duhet të shmangni 8 gabimet e mëposhtme.

Mungesa e vëmendjes tek ushqimi

Mungesa e kohës dhe ritmi i shfrenuar i ditës mund t’ju lërë pak mundësi për të ngrënë mëngjes.

Ngrënia në këmbë, shpejt e shpejtë ose nëpër shkallë mund të shuajë urinë përkohësisht.

Nëse nuk e keni mendjen në sasinë dhe llojin e ushqimit do të hani pa kriter por do të rrisni rrezikun e mbipeshës dhe sëmundjeve të zemrës.

Mungesa e proteinës

Në shumicën e kohës, vakti i mëngjesit është i pasur me karbohidrate.

Ky është një fillim i gabuar i ditës sepse mëngjesi i mirë duhet të jetë i pasur me proteina.

AgroWeb.org ju këshillon se proteina gjendet tek vezët, gjiza, djathi, tërshëra dhe kosi.

E bardha e vezës

E bardha e vezës mund të ketë pak kalori dhe proteinë, por e verdha është plot me amino acide omega-3 dhe antioksidantë që ushqejnë trupin dhe e mbrojnë atë nga radikalet e lira.

Mangësi në racion

Ngrënia e një vakti të pasur dhe të ekuilibruar në ushqyes është i rëndësishëm për gjithë ditën.

Ekspertët thonë se është më mirë të hani racione të bollshme në mëngjes se në darkë.

Studimet thonë se një vakt i bollshëm me proteina ndihmon në menaxhimin e diabetit të tipit 2.

Më pak yndyrë

Nëse keni vendosur të qëndroni larg yndyrnave, duhet të dini se kjo ju bën më shumë të shtoni në peshë.

Jo të gjitha yndyrnat janë të këqija. Mëngjesi ideal duhet të jetë i balancuar me yndyrna të shëndetshme dhe proteinë.

Ato i gjeni tek avokadi, farat chia, veza e plotë dhe gjalpi i kikirikut.

Mëngjesi i vonë

Nëse e shtyni mëngjesin më vonë pasi të keni bërë dush, veshur e dalë nga shtëpia, atëherë nuk jeni në rrugë të mbarë.

Mëngjesi duhet ngrënë deri një orë pas zgjimit.

Studimet, thonë se njerëzit që hanë një mëngjes të pasur me proteina rreth orës 06:00 deri në 09:45 kanë më pak gjasa të shtojnë në peshë se ata që hanë mëngjes pas orës 10.

Drithërat direkt nga kutia

Drithërat e mëngjesit janë të mbushura me sheqer.

Sasia e shëndetshme e tyre është një filxhan çaji, por nëse i hidhni ato direkt nga kutia do të hani më shumë.

Kafeja para bukës

Pirja e kafesë me stomak bosh rrit prodhimin e aciditetit në stomak.

Njerëzit që kanë një stomak të ndjeshëm mund të vuajnë nga tretja problematike, urthi dhe problemet me zorrët.

Prandaj rekomandohet që kafeja të pihet pas ngrënies./AgroWeb

3 KOMENTET

Comments are closed.