BallinaKryesorePROFIL/Dr.Bekim Jata, mjeshtri i bisturisë, arkitekt i shërbimit modern të kardiologjisë, merr...

PROFIL/Dr.Bekim Jata, mjeshtri i bisturisë, arkitekt i shërbimit modern të kardiologjisë, merr bekime çdo ditë

Nga Mina HYSA
Në të përditshmen tonë përpiqemi të përmbushim angazhimet personale dhe familjare duke patur dhe ngarkesë jo të vogël, ku shpesh në varësi të moshës ose jo, ndeshemi me shqetësimet që kanë të bëjnë me shëndetin. Në vendin tonë kryesisht nuk ka pasur kulturë shëndetësore që njerëzit të kujdesen për veten në mënyrë sistematike (e lidhur kjo me një sërë arsyesh), për të kryer shërbimet e duhura me qëllim për të ditur gjendjen e tyre. I lutemi zotit sigurisht që të na jap jetë, e kur shëndeti na paraqet probleme, kujdesemi të shkojmë tek mjeku. Është pikërisht ky momenti i duhur ku duhet ditur ku të trokasim dhe dimë në duart e kujt do t’i besojmë trajtimin deri tek ndërhyrja kirurgjikale nëse do të jetë e nevojshme. Për fat, Shqipëria ka mjekë të mirë, pavarësisht emigrimit të bluzave të bardha, fat është që ende në sistem atë publik ose jo, ka personalitete të vërtetë, doktorë që nuk kanë asnjë diferencë në kualifikim arsimor dhe aftësi praktike për të bërë operacione me metoda nga më modernet si të ndodhnin në spitalet më të mira në botë.
Njëri prej tyre është me origjinë nga Kukësi, është fjalëpak, por punëmadh, mjaft i zoti si mjek dhe shumë modest, aq sa në këtë profil të paautorizuar në startnews.al për të, na u desh punë për të gjetur të dhëna, foto etj. Është një individ që gëzon reputacion të plotë në komunitet dhe respektin e secilit që e ka njohur, jo vetëm si qytetar, por edhe doktor. Shpirtin e ka të bardhë si bluza, mjaft komunikues, profesionist dhe i sigurt, i bindur për suksesin në atë që bën. Shqipëria, ose më saktë sistemi shëndetësor shqiptar ka fatin ta ketë dhe duhet ta mbajë fort, sepse duart i ka të arta si mendjen të mprehtë dhe fal aftësive të jashtëzakonshme shpëton çdo ditë jetë njerëzish.
Quhet BEKIM JATA. Një njeri i jashtëzakonshëm që fal përkushtimit maksimal që në fëmijërinë dhe rininë e tij, me kokën mbi libra, mundi që përmes sakrificash të përfundojë studimet e larta në Turqi për Mjekësi ku dhe ka kryer specializimin, për të qenë sot një aset i vyer i shëndetësisë shqiptare në ndihmë të qytetarëve. Dr. Bekimi është themelues dhe shef i Departamentit të Kardiologjisë në Spitalin Amerikan dhe ka qenë kardiologu i parë në vend që ka kryer ndërhyrje mini-invasive. Ai ofron konsulta, vizita dhe ndërhyrje kirurgjikale në Spitalin Amerikan 3. Në profesionin e gazetarit, kam disa doktorë miq, por emrin e Dr. Bekim Jatës e kam ndeshur nga miku im Ahmet Prençi.
Së pari, fatmirësisht nuk më është dashur të trokas në dyert e mjekëve, e së dyti doktor Jata është i prirur të bëj punën dhe jo të ketë primar publicitetin, e rrallë kjo për një profesionist si ai.
Një foto e Ahmetit me një këngëtar të dashur të muzikës shqiptare Asim Gashit, këngët e të cilit me relaksojnë, por dhe që kam dhe komunikim me të, më bëri kurioz ta pyesja për rrethanat e takimit me të dhe zotin Prençi që më thotë: – “E takova me doktor Bekim Jatën”, e kuptova që ishte një mik i mikut tim dhe biseda u ndërpre duke e shuar kuriozitetin tim!
Një sprovë me shëndetin e çoi Ahmetin tek miku i tij Bekim Jata, i cili nga pesha emocionale siç rrëfen z.Prençi për një të njohur i kishte ofruar asistencën e tij për t’i siguruar operacionin jashtë vendit, ku ai kishte studiuar dhe ishte specializuar. Ahmeti do ta refuzonte opsionin e Dr.Bekim Jatës dhe të tjera opsione të shumta që iu ofruan edhe nga miq të tjerë dhe operacionin ia besoi mjeshtërit të bisturisë shqiptare, mikut të tij. Rezultati do të ishte mbresëlënës sepse operacioni shkoi shumë mirë, rezultoi tejet i suksesshëm dhe Ahmeti do ta shihte veten në shtëpi shumë shpejt. Besimi tek bisturia e Bekimit nga një person i njohur si garant i zbatimit të ligjit në ketë vend, ekspert i sigurisë dhe simbolit të ndershmërisë, do të ishte i plotë dhe pa asnjë rezervë, i bindur se njëlloj do të ishte edhe po të shkonte atje ku i ishte rekomanduar.
Është ky rast, që Dr.Bekim Jata duhet duartrokitur nga unë jo vetëm çfarë bëri për mikun tim Ahmet, por larg vëmendjes së medias, pompozitetit të panevojshëm sipas tij, duart e arta të mjeshtrit të bisturisë shpëtojnë çdo ditë jetë njerëzish. Doktor Bekim Jata merr çdo ditë bekime nga qytetarët për atë çfarë bën për ta, me dashurinë, profesionalizimin dhe përuljen në shërbim të tyre, ndaj duartrokitjet nuk duhet të kenë të sosur për këtë simbol të profesionalizmit dhe ikonë të shëndetësisë shqiptare, por dhe një njeriu të thjeshtë dhe me integritet.
Për herë të parë në Shqipëri ndërhyrjet endovaskulare në aortë janë kryer para më shumë se një dekade nga ekipi i Spitalit Amerikan kryesuar nga Dr. Bekim Jata i cili ka kryer për herë të parë në vend zëvendësimin e aortës nëpërmjet teknikës TAVI. Ai kryen me sukses ndërhyrjet Tevar dhe Evar dhe gjithashtu trajtimin elektrofiziologjik. Deri pak vite më parë mënyra e vetme invazive e trajtimit të këtyre sëmundjeve ka qenë riparimi dhe zëvendësimi i pjesës së dëmtuar të aortës me anë të operacionit të hapur, me gjithë rrezikshmërinë e konsiderueshme që mban një ndërhyrje e tillë. Riparimi endovaskular i aortës torakale (TEVAR) ose abdominale (EVAR) është një teknikë moderne e përhapur në botë sidomos gjatë dekadës së fundit. Ajo konsiston në vendosjen e stent-grafteve nga brenda aortës duke lënë jashtë funksionit pjesën e dëmtuar të saj. Kjo ndërhyrje minimal-invazive ka efikasitet të lartë trajtimi, rrezikshmëri komplikacioni të ulët krahasuar me operacionin klasik, siguron komfort më të lartë për pacientin dhe kohëqëndrim të shkurtër në spital.
Dr. Bekimi është një mjek i rrallë, është tepër i dashur, duke qenë se ka patur dhe luan një rol vendimtar në jetën e shumë pacientëve në momentet e tyre më të vështira. Gjatë viteve të fundit janë me qindra e qindra pacientët që kanë marrë shërbime kardiologjie, e dhjetëra e dhjetëra nga të gjitha trojet shqiptare i janë nënshtruar me sukses ndërhyrjeve të tilla të vështira duke e kthyer spitalin në qendër referente për këtë patologji.
Ekipi i Dr.Bekim Jatës në spital është kompletuar me kardiolog inaziv, kirurgë kardio-torakal, kirurg kardio-vaskular, anestezist invaziv ofron mundësi trajtimi gjatë 24 orëve. Të gjitha rastet në çdo orë qofshin në çdo ditë në çdo festë marrin përgjigjen njerëzore/profesionale në kohën rekord, që nga momenti që mbërrijnë në spital. Me profesionalizmin dhe gamën e gjerë të intervenimeve që Dr.Bekim Jata dhe ekipi i tij kryen edhe të huajve iu ka shkurtuar radhën dhe kohëpritjen në minimunin e mundshëm. Nëse në vendet e tyre përkatëse përballen me një radhë 1-2 mujore, kjo në Shqipëri përkthehet në 1-2 ditë dhe shumë konkurrues në çmim cilësi në krahasim me rajonin dhe më tej. Ndonëse shërbimin e kardiologjisë në nivelin e poliklinikës e gjen në të treja qendrat spitalore në Tiranë të Spitalit Amerikan, shërbimi i shtrimeve, urgjencës e intervenimeve bëhet në qendrën Spitali Amerikan 3, që padyshim është spitali më modern, ndoshta dhe më shumë sesa shumë qendra të tjera në Europë, por që ka si aset të vyer një profesionist të jashtëzakonshëm si mjeshtrin e bisturisë, kadiokirurgun Dr.Bekim Jata .
“Personalisht ndihem krenar sepse kam ekipin tim të ngushtë më të mirin në rajon. Absolutisht është ekipi më human, më profesional dhe më i përkushtuar që mbart gjithë rajoni, dhe këtë e them me bindje të plotë. Pacientit për çfarëdolloj shërbimi që do të ketë nevojë, i japim zgjidhje brenda qendrës tonë. Kam kënaqësinë të them se çfarëdolloj risie botërore, e kemi futur në spitalin tonë në kohë paralel” – thotë Dr.Jata ku për të çdo falenderim nga pacienti është motivim. Synimet e spitalit ku punon dhe Dr.Bekim Jatës janë ato çfarë synon dhe mjekësia botërore sot si dhe gjeni; Përkushtim, cilësi, ulje e mortalitetit, rritja e konfortit të jetës për pacientët dhe të afërmit e tyre.
Në krye të ekipit të kardiologëve, Dr. Bekim Jata, Shef i Departamentit të Kardiologjisë në rrjetin e Spitaleve Amerikane në Tiranë, ka lënë gjurmët e tij jo vetëm si themelues ose arkitekt i shërbimit, por dhe në avancimin e zhvillimit të shërbimit modern të kardiologjisë. Doktor Jata dhe ekipi i tij para më shumë se një dekade iu treguan njerëzve që në mjekësi veprimi i fundit që ndërmerret për ta është K.E.M.P’i. Doktor Jata dhe ekipi i tij nisën të japim shembullin që një pjesë e madhe e të sëmurëve mund të jetojnë më gjatë më me komfort jetësor dhe me invalidizim kardiak shumë më të ulët, ulën ndjeshëm numrin e kërkimit të vizave për vizita mjekësore në vendet fqinje apo dhe më tej si dhe ulën ndjeshëm turizmin shëndetësor drejt Turqisë që ishte pa viza.
Doktori dhe jo vetëm, por të gjithë, edhe Ne si qytetarë duhet të ndihemi krenar për arritjet të larta në shëndetësi, të nevojshme për një vend si Shqipëria, për të cilat kemi nevojë. Dr.Jata është simboli i këtyre arritjeve, ai nuk ndalon, ai sheh gjithmonë para duke pasur synimet në të ardhmen të shërbimit të kardiologjisë për pacientët vendas dhe të huaj, për të marr më të mirën këtu si në çdo spital tjetër të vendeve më të përparuara perëndimore.
Kur themi këtë kemi parasysh faktin që kur doktori Bekimi themeloi Departamentit të Kardiologjisë në Spitalin Amerikan niveli i fushës së kardiologjisë/kardiokirurgjisë ka qenë nën nivelin bazik, qendra universitare ishte në mjerim mjekësor e spitale të tjera të mirëfillta nuk kishte.

Çfarë do të thotë niveli bazik sipas Dr.Jatës?!
Niveli bazik është që nuk bëhej koronarografia rutinë që është baza e diagnostikimit të sëmundjeve më të shpeshta të zemrës ato që kanë të bëjnë me enët e gjakut që furnizojnë zemrën. Që do të thotë për rrjedhojë pa diagnostikim s’ka as trajtim. Pastaj vijmë te sëmundja që ka vdekshmërinë më të lartë (infarkti i miokardit) as që bëhej fjalë për trajtimin e tyre me teknikat që sot falë nesh kanë filluar të rutinizohen edhe në disa spitale të tjera. Sipas Dr.Bekim Jatës kur Spitali Amerikan e trajtonte infarktin akut me teknika bashkëkohore, spitalet e tjera ishin me trajtimin konvencional, si para 50 vitesh me ilaçe hollues dhe zgjerues të enëve të gjakut. Sot tablloja është komplet tjetër ku gjërat i afrohen trajtimit bashkëkohor.
Cilat janë risitë që solli në fushën e Kardiologjisë Dr.Jata dhe ekipi?
E para, u rutinizua diagnostikimi dhe intervenimi i infarktit të miokardit; u rrit shumë numri i ndërhyrjeve me stentim dhe ndërhyrje me zemër të hapur! U zgjerua gama dhe larmia e diagnostikimit dhe intervenimit të aritmive në zemër.Për herë të parë para me shumë së një dekade nisën të kryheshin intervenimet e aortës me të gjitha teknikat bashkëkohore.Filloi mbylljen e defekteve të lindura në zemër me metodat e mbyllura, pa hapjen e gjoksit.Më vonë filluam trajtimin e zgjerimit, çarjes apo plasjes së aortës me ndërhyrje pa hapjen e gjoksit, barkut etj.Kjo është ajo çfarë e diferencon departamentin e Kardiologjisë në Spitalin Amerikan nga çdo spital tjetër në vend, por edhe në rajon dhe kjo ka një emër dr.Bekim Jata dhe ekipi i kolegëve.

Unë bashkërisht me stafin tim të ngushtë, jemi lider në kohë, cilësi dhe gamë intervenimesh!Gama dhe cilësia që aplikojmë ne, absolutisht është e krahasueshme me qendrat më të mira bashkëkohore që ka sot në botë!Jemi qendër që diagnostikojmë gjithçka dhe intervenojmë gjithçka ka të bëjë me zemrën. Për këtë flas me bindje, duke qenë se vij nga një nga qendrat me të zhvilluara botërore dhe kam qenë i pranishëm dhe në shumë qendra të tjera elitare botërore. Diferenca mes nesh dhe tyre është 0 me presje”thotë Dr.Bekim Jata.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular