Kreu i opozitës thotë se mirëpret ndihmën e Gjermanisë për zgjidhjen e krizës politike. Lulzim Basha reagoi pas një deklarate nga dy deputetë gjermanë të CDU/CSU-së që theksonin se vendi ka nevojë për dialog si dhe këshillonin shtyrjen e zgjedhjeve lokale, për të shmangur kështu përplasjen.
Postimi i Lulzim Bashës
Mirënjohje Gjermanisë mike dhe mbështetëse të Shqipërisë, për vëmendjen dhe shqetësimin ndaj problemeve që kanë penguar integrimin europian, si mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, lidhjet e politikës me krimin, mungesa e luftës ndaj krimit dhe korrupsionit. Në emër të PD dhe të Opozitës së Bashkuar konfirmoj gatishmërinë tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe mirëpres angazhimin e Gjermanisë mike për zgjidhjen e kësaj krize dhe hapjen e rrugës europiane të Shqipërisë.