BallinaAktualitetSali Berisha komenton letrat e Ramës për dialog

Sali Berisha komenton letrat e Ramës për dialog

Kryeministri Edi Rama ju drejtua sot me një tjetër letër kryetarit demokrat Lulzim Basha duke e ftuar sërish për të nisur pa humbur kohë një dialog pa kushte.

Këtë të enjte në emisionin Opinion, Sali Berisha ka komentuar këto letra. Sipas tij Rama me këto letra tregon se do shkatërrimin e opozitës, ndërsa e ka cilësuar kryeministrin si bastard.

Sali Berisha: Së pari duhet të kemi parasysh se duke lexuar dy letrat e tij, ju gjeni se ai është i vetmi shqiptar sot mbi tokë në Shqipëri dhe në planet që nuk ndien asnjë përgjegjësi për krizën e krijuar. Që gjithçka e projekton e nxjerr tek kundërshtari, e para kjo njëherë… Asnjë njeri nuk mendon se ai nuk ka përgjegjësi. Unë kam besim se çdo njeri normal e ka të qartë se çfarë do të thotë futja e bandave në zgjedhje. Të shkruash letër duke nxjerrë të gjithë vrerin tek Kundërshtari, të ftosh me vrer kësaj i thonë të ftoj duke vjellur vrer ndaj kundërshtarit. Ai aty i shpall luftë opozitarëve, ai kthehet në instinktin e hakmarrjes atërore. Nuk mundët kurrë një kryetar qeverie të thotë se është ogur i mirë shkatërrimi i këtij grupi. Ai ka këtë koncept për opozitën. Imagjinoni shqiptarë se çfarë keni kryeministër, keni një bastard të etërve të tij mizrë që e mbajtën vendin. Çdo opozitar duhet ta ketë të qartë se kë ka përballë./ 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular