BallinaAktualitetAutobusë me protestues nga Berati drejt Tiranës

Autobusë me protestues nga Berati drejt Tiranës

spot_img
spot_img

Ashtu siç edhe është parashikuar, opozita do të organizojë mbrëmjen e sotme protestës e saj të radhës, kundër kryeministrit Rama. Opozita lokale në Berat duket se do ti bashkohet edhe kësaj proteste.

Katër autobusë janë vënë në dispozicion të anëtarëve, simpatizantëve por edhe qytetareve, të cilët po nisen drejt Tiranës. Nisja e protestuesve u organizua jashtë mjediseve të selisë blu në këtë qytet. Dega e PD-së Berat prej ditësh organizoi punën me takime në grup-seksione në të gjitha nivelet, me qëllim organizimin e punës, në mënyrë që protesta të kishte pjesëmarrje sa më të lartë. Pranë mjediseve të PD-së u vu re edhe prezenca e shumë mjeteve të vogla private, të cilat po nisen me protestues të opozitës drejt Tiranës.

Sipas kryetarit të Partisë Demokratike të Beratit Gazmend Azizi, numri i protestuesve demokratë beratas që do t’i bashkohen protestës në Tiranë është rreth 900, ndërkohë që burime nga Selia e LSI-së konfirmojnē se rreth 400 protestues janë nisur drejt Tiranës me mjete të vogla private. Organizime mësohet se ka pasur me mjete të vogla dhe mikrobusë edhe nga Bashkia Urë Vajgurore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular