BallinaAktualitetFOTO/Një ditë pas zgjedhjes në krye të ASH, Rama kafe me Gjinushin

FOTO/Një ditë pas zgjedhjes në krye të ASH, Rama kafe me Gjinushin

Një ditë pas zgjedhjes së Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ky i fundit ka zhvilluar një takim privat me kryeministrin e vendit Edi Rama.

Siç shihet edhe në foto, Rama dhe Gjinushi janë ulur në një kafe në kryeqytet dhe po bisedojnë. Skënder Gjinushi, ish-ministër i Arsimit u zgjodh dje në krye të Akademisë së Shkencave  me 35 vota pro dhe 6 kundër.

Edi Rama nuk ka lënë aspak vend për imagjinatë se kush fshihet pas farsës së zgjdhjeve të djeshme në Akademinë e Shkencave ku ish Ministri i Arsimit të fundit komunist do të drejtojë si kryetar.

Këtë proces e ka kundërshtuar akademiku, Artan Fuga, i cili tha se dje ishte një ditë e zezë për fushën e shkencës në Shqipëri. Ai pohoi se këto zgjedhje janë farsë dhe nuk do të pranojë rezultatin, pasi sipas tij, ky proces është puç institucional që i bëhet Akademisë së Shkencave.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular