BallinaAktualitetProtesta/Të angazhuar 1700 efektiv. Ja sa leje ka kërkuar PD dhe sa...

Protesta/Të angazhuar 1700 efektiv. Ja sa leje ka kërkuar PD dhe sa ka dhënë policia

Sot opozita e vendit mban protestën e radhës, ndërsa janë bërë me dije detaje mbi masat që do të marrë Ministria e Brendshme dhe institucionet në lidhje me këtë tubim.

Burime nga policia i thanë BW se për protestën janë angazhuar 1 700 punonjës policie. Nga Ministria e Brendshme njoftohet se do i jepet rëndësi e veçantë ruajtjes së institucioneve.

“Në pikat ku janë zhvilluar protestat në vijimësi në këto 3 muaj, është ndaluar parkimi i automjeteve, që të rritet siguria e qytetarëve dhe të mos ketë dëmtime në pronën e tyre. Me një plan të veçantë masash, komisariatet në Tiranë kanë bërë kontroll nëpër dyqane në Tiranë, për të parë nëse tregtojnë mjete piroteknike, të cilat tashmë ndalohen edhe me ligj”, raporton  “Balkanweb”.

Partia Demokratike ka kërkuar leje deri në mesnatë për një marshim-protestë, ndërsa policia i ka dhënë leje për fashën orare nga ora 19.00 deri në 21.00.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular