BallinaAktualitetAdi Krasta shpërthen ndaj Donald Lu, ka qenë ambasadori më.....me shqipen e...

Adi Krasta shpërthen ndaj Donald Lu, ka qenë ambasadori më…..me shqipen e tij të çalë

Në monologun e tij në emisionin “A Show” në News 24, gazetari dhe moderatori i njohur Adi Krasta fshikulloi ambasadorët e huaj në Shqipëri.

Teksa e quajti të turpshëm sjelljen e ambasadorit të OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt pas protestës të një grupi të rinjsh pranë banesës së tij, Krasta nuk ka kursyer as ish-ambasadorin e SHBA, Donald Lu.

Sipas gazetarit, “njëanshmëria dhe lojërat e tij me shqipen e çalë bënë që statusquoja e kërkuar prej tij dhe zonjës Vllahutin të rezultonin me një qeverisje të devijuar”.

“Turp, po ashtu duhet të kishte ambasadori më i dobët i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Donald Lu. Njëanshmëria dhe lojërat e tij me shqipen e çalë bënë që statusquoja e kërkuar prej tij dhe zonjës Vllahutin të rezultonin me një qeverisje të devijuar.

Kush hulumton shqipen do të duhej të kuptonte se ‘të kesh turp’ i thuhet një njeriu pasi ka kryer një gjest të shëmtuar dhe nuk tregon asnjë shenjë pendimi ose analizë.

Ju informojmë se lista e të turpëruarve në vendin tonë mbetet ende e gjatë”, u shpreh Adi Krasta gjatë monologut të tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular