BallinaKryesoreFitorja e të djathtëve në PE, Basha: Forca e qytetarëve në demokraci...

Fitorja e të djathtëve në PE, Basha: Forca e qytetarëve në demokraci është vota. Asnjë hap pas!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, ka reaguar pas fitores së PPE në zgjedhjet për Parlamentin Europian ku, nëpërmjet një postimi në facebook, kreu i demokratëve ka uruar presidentin Joseph Daul dhe PPE.

Në postimin e tij, Basha shton se forca e qytetarëve në demokraci është vota, ndërsa thekson se “beteja e shqiptarëve për votën e lirë është betejë jetike për vlerat europiane, për demokracinë perëndimore dhe për Shqipërinë si gjithë Europa”.

Postimi i plotë:

Qytetarët europianë, me pjesmarrjen më masive të 20 viteve të fundit në zgjedhjet për Parlamentin Europian, konfirmuan vendosmërinë për të mbrojtur dhe çuar përpara vlerat europiane.

Jam i lumtur që familja jonë politike EPP – European People’s Party është konfirmuar forca e parë në parlamentin dhe qeverisjen europiane. Urimet më të përzemërta për presidentin Joseph Daul dhe PPE dhe në veçanti për fushatën e jashtëzakonshme të kandidatit tonë për President të Komisionit Europian Manfred Ëeber.

Forca e qytetarëve në demokraci është vota, prandaj beteja e shqiptarëve për votën e lirë është betejë jetike për vlerat europiane, për demokracinë perëndimore dhe për Shqipërinë si gjithë Europa.

Asnjë hap pas!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular