Kryeministri i Kosovës ramush Haradinaj ka pasur sot një takim të rëndësishëm me zyrtarë amerikanë, të cilëve u ka bërë të ditur që në fillim të takimit se kosova është e gatshme të bëjë paqe me Serbinë por me një kusht të pakapërcyeshëm: pa cenuar territorin e saj. Vetë Haradinaj ka treguar në Fb se cilët qenë miqtë që priti sot qeveria e Kosovës:
“Kosova po ndërton kapacitete për të shtyrë përpara agjendën e saj veri-atlantike, në mënyrë që të anëtarësohet në NATO, për të marrë rol aktiv për paqe dhe siguri në rajon dhe më gjerë.
Bashkëbisedim i frytshëm me përfaqësuesit e Këshillit Atlantik nga Washington-i, prirë nga zëvendëspresidenti ekzekutiv, Damon Wilson, të cilët i njoftova me të arriturat e vendit, sidomos në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe në rritjen e sigurisë.
a është e gatshme të arrijë një marrëveshje paqeje me Serbinë, por asnjëherë duke shkelur kushtetutën apo cenuar territorin tonë. Synimi final i vendit tonë është dinamizimi i konsolidimit të shtetit dhe në këtë rrugëtim mbështetja e ShBA-së mbetet jetike.”