BallinaAktualitetOpozita ndryshon datën, ja kur do të zhvillohet protesta e radhës. Pse...

Opozita ndryshon datën, ja kur do të zhvillohet protesta e radhës. Pse shtyhet

Ndryshon data e njoftuar nga opozita e bashkuar për protestën e radhës para kryeministrisë.

Burime për “startnews” bëjnë me dije se protesta e planifikuar për më datën 31 maj, do të shtyhet në ditën e dytë të qershorit.

Kështu, opozita e bashkuar do të jetë  në protestë së bashku me qytetarët që do t’i bashkohen, më datën 2 qershor.

PD e arsyeton shtyrjen e dates se protestes me Naten e Kadrit, qe kremtohet me 31 maj dhe Diten e Femijeve, qe eshte me 1 Qershor.

Njoftimi i PD-se

“Nisur nga fakti qe data 31 Maj eshte Nate Kadri, ne respekt te besimtareve myslimane; dhe nisur nga fakti qe data 1 Qershor eshte dita e femijeve;
Protesta kombetare do te mbahet me date 2 Qershor 2019, ora 19.00, perpara Kryeministrise”.

Rama: Shtyjme mitingun e çeljes se fushatës 

Kujtojme se në letrën e tij te peste qe Rama i drejtoi kryedemokratit Basha, njoftoiu shtyrje te dates se celjes se mitingut elektoral, fill pas lajmit se opozita do te zhvillonte proteste ne daten 31 maj.

“Meqë lajmëruat grumbullimin e radhës në 31 maj, shtabi ynë elektoral vendosi ta spostojë në 1 qershor mitingun e çeljes zyrtare të fushatës – kollaj, nuk ishte një datë si ajo zgjedhjeve që s’e kemi ne në dorë”, shkruante Rama mes të tjerash.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular