BallinaBotaTriumfon “Demokracia e Re”, Greqia drejt zgjedhjeve të parakohshme

Triumfon “Demokracia e Re”, Greqia drejt zgjedhjeve të parakohshme

spot_img
spot_img

Zgjedhjet europarlamentare dhe lokale janë zhvilluar sot në Greqi. Rezultatet e para zyrtare tregojnë triumfues të padiskutuar partinë konservatore të djathtë “Demokracia e Re”, madje me 8-9 pikë diferencë me partinë qeveritare “SYRIZA”.Ministria e Brendshme e Greqisë ka publikuar përmes Singular Logic, kompanisë së programeve informatike të statistikave të sakta zgjedhore, të dhënat e orës lokale 22.00, sipas të cilave “Demokracia e Re” triumfon në zgjedhjet europarlamentare me 32.8%, vijon Syriza qeveritare me 24%, Kinal me 7,8% -siguron deri tani 2 eurodeputetë po do të duhen ditë akoma të publikohen emrat e tyre, nga lista ku përfshihet dhe kandidatja shqiptare Eda Gemi- partia komuniste renditet e katërta, ndërsa “Agimi i Artë” e ekstremistëve të djathtë-nazistë renditet e pesta me 4.9%.jithashtu triumfuese me diferencë të lartë ka rezultuar dhe në zgjedhjet lokale partia e djathtë “Demokracia e Re” me mbi 40% për Athinën përkundrejt thuajse 20% të Syriza, ndërsa mbi 60% është përqindja e guvernatorit të Maqedonisë, me kryeqytet Selanikun dhe 36.80% përqindja e guvernatorit të Atikës me kryeqytet Athinën. Sivjet është shënuar pjesëmarrja më e madhe e 20-viteve të fundit në zgjedhjet europarlamentare, në gjithë vendet e BE-së, sipas përfaqësuesit për median, çfarë vlen dhe për Greqinë, ku vihet re një numër i lartë votuesish të rinj për partitë e djathta konservative apo akoma dhe ato ekstremiste.

Sipas burimeve të fundit nga partia qeveritare “Syriza”, por të pakonfirmuara akoma, pritet që kryeministri Aleksis Cipras të përshpejtojë datën e zgjedhjeve parlamentare për qershorin 2019. Aleksis Cipras ndodhet në selinë e partisë “SYRIZA” dhe pritet të bëjë deklaratat e para publike nga momenti në moment.

Cipras kërkon mbledhje urgjente, priten deklaratat zyrtare nga momenti në moment, diferenca 9% mund të sjellë zgjedhje parlamentare të parakohshme në qershor. Aleksis Cipras pas fundosjes së SYRIZA në zgjedhjet europarlamentare dhe për pushtetin lokal “menjëherë pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, shpallim zgjedhjet parlamentare të parakohshme”Me 9% diferencë triumfoi “Demokracia e Re” sot në zgjedhjet eurparlamentare dhe për pushtetin lokal sot në Greqi. 23 qershor priten zgjedhjet parlamentare në Greqi.

Numri i deputetëve sipas partive:7 eurodeputetë “Demokracia e Re” më 33.25%, 6 eurodeputetë “Syriza” me 23.74%, 2 eurodeputetë “Lëvizja për Ndryshim Kinal” me 7,51%, 2 eurodeputetë Partia Komuniste greke me 5.53%,  2 eurodeputetë “Agimi i Artë” me 4.86%, 1 eurodeputet “Zgjidhja greke” ne 4.12%, 1 eurodeputet “Mera 25” me 3.06%.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular