BallinaKronikeUnë vjedh, s'jam vrasës! Letra me firmën 'Maradona', që e bëri të...

Unë vjedh, s’jam vrasës! Letra me firmën ‘Maradona’, që e bëri të famshëm të plagosurin në Vlorë

spot_img
spot_img

Hetimet për vrasjen e avokatit grek Mihalesi Zafeiropoulos morë një tjetër kthesë në fund të korrikut të vitit 2018. Njëri prej autorëve të dyshuar të vrasjes, ishte rishfaqur dhe kishte lënë një shënim për policinë greke. Ai ishte Aleksandër Mata ose Eno Mata, shenjestra e atentatit te sotem ne Vlore, që ndodhet në spital i plagosur rëndë.

Mediat greke thonë se mëngjesin e së mërkurës, Eno Mata dhe disa shqiptarë të tjerë grabitën një argjendari në rrugën ‘Zografou’ në Athinë. Para se të largohej, Mata la një shënim për policinë greke.

‘Sa i përket çështjes së z.Zafeiropoulos, jemi të dy viktima. Unë di të mbaj përgjegjësinë time. Nëse do ta dija si do të shkonin punët, nuk do të bëhej kështu siç u bë. Po, unë vjedh, por nuk jam vrasës’. Kjo është letra e Eno Matës, ku në fund të letrës kishte lënë shënimin ‘Maradona-këmbëshpejti’

31-vjeçari shqiptar është rritur në qytetin Arkadia në Greqi, citon Klan.tv. dhe ka luajtur futboll me ekipin e atij qyteti. Shokët e tij e thërrisnin ‘Maradona shqiptar’ për shkak të aftësive të tij në futboll. Aleksandër Mata është njëri prej të dyshuarve të vrasjes së avokatit Zafeiropoulos, ngjarje e ndodhur në Athinë vitin e kaluar kurse Mikel Brahimaj është arrestuar si personi që qëlloi për vdekje avokatin.

Mbrëmjen e 12 Tetorit 2017, Brahimaj ishte së bashku me Aleksandër Matën në zyrën e Zafeiropoulos. Vet Mikel Brahimaj ka pranuar para policisë greke se qëlloi për vdekje avokatin. Ndërsa Mata u arratis drejt Shqipërisë pas ngjarjes. Mesa duket, ai është rikthyer sërish në Greqi. Aleksandër Mata është arrestuar dhe në të kaluarën për vjedhje. Dyshohet se ai ka qenë i përfshirë edhe në grabitjen e një filiali banke në Greqi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular