BallinaKronikeVIDEO/ Shqiptari gjendet i vrarë në lumë. Si ishte mbështjellë viktima dhe...

VIDEO/ Shqiptari gjendet i vrarë në lumë. Si ishte mbështjellë viktima dhe detaje nga hetimi…

Një 40 vjeçar me origjinë shqiptare, është gjetur i vrarë të hënën e kaluar në Vinderhoute të Belgjikës dhe sipas të dhënave paraprake mbi trupin e tij ka gjurmë dhune.

Trupi i pajetë u zbulua nga një kalimtar panë lumit.

Departamenti i zjarrit mori kufomën nga uji dhe paralajmëroi policinë dhe prokurorin publik. Hulumtimi tregon se ndoshta vrasja ka qenë e qëllimshme.

“Ka shenja se njeriu është vrarë me forcë,” thotë Prokuroria Publike e Fiandrës së Lindjes.

Sipas disa burimeve për mediat vendase, viktima thuhet se është mbështjellë me një material plastik por zyra e prokurorit publik nuk mund ta konfirmojë këtë

“Duke pasur parasysh sekretin e hetimit, asnjë informacion i mëtejshëm nuk mund të sigurohet në fazën aktuale“, tha Prokuroria për mediat belge.

Viktima nuk kishte vendbanim të njohur në Belgjikë. Prokuroria publike nuk mund të komentojë rrjedhën e hetimit. Nëse të dyshuarit janë arrestuar është e paqartë. “Hetimi është në lëvizje të plotë“, thotë prokurori publik.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular