BallinaAktualitetBasha përjashton qeverinë e përbashkët: Kurrë më pazar me të keqen, zgjidhja...

Basha përjashton qeverinë e përbashkët: Kurrë më pazar me të keqen, zgjidhja me largimin e Ramës

Pjese nga fjala e Lulzim Bashes ne Elbasan

Të gjithë e dinë se ky është një pushtet ilegjitim, I bazuar tek bashkëpunimi me krimin. Hodhi poshtë kërkesën për hetime, ndërroji e kapi drejtësinë, nuk pranoi ligji për vetingun e politikanëve dhe mendoi se do e kalonte lumin. Po ne bëmë atë që diktuar ju me bashkimin tuaj me 16 shkurt. Ne u larguam nga parlamenti i krimit, ne nuk jemi më fasadë e krimit, ne jemi me ju. Dhe ky parlament ka pushuar së ekzistuari për opozitën, për shqiptarët e bashkuar. Cdo akt i tij është ilegjitim, nuk e njohim dhe do ta zhbëjmë. Nuk i njohim aktet e një parlamenti kukull të krimit, një parlament që bëhet gati të instalojë diktaturën në çdo nivel. Edhe kjo që po bëjnë me Akademinë e Shkencave është instalim i diktaturës. po bëjnë gati kamzhikun për t’u mbyllur gojën intelektualëve, për ti mbuyllur gojën elitës së vendit.
Këtu nga Elbasani i normales, nga Elbasani i dijes dhe i kulturës, dua t’i siguroj të gjithë intelektualët e ndershëm shqiptarë se nuk i njohim asnjë akt të këtij parlamenti ilegjitim.
Zotimi im si kryetar i Partisë Demokratike, si kryetar i opozitës së bashkuar,para jush dhe përmes jush, para çdo shqiptari të ndershëm, është se nuk do të ketë pazar me të keqen, se beteja për Shqipërinë si e gjithë Evropa do të shkojë deri në fund, deri në fitore.
Me siguri I keni dëgjuar thashethemet që përhapin. Minjtë e ndjejnë frikën, e ndjejnë ankthin. Kanë filluar të përhapin versionet e daljes nga kriza: qeveri e përbashkët Basha-Rama!
Le të ja kujtojmë gjithësecilit që e ka kujtesen e shkurtër, se këtë betejë nuk e nisëm për pushtetin tonë, atë e dorëzuam, se këtë betejë nuk e nisëm për karriget tona, se ato nuk janë tonat por ato janë të popullit, qytetarëve, janë të shqiptarëve. Se në këtë betejë nuk jemi për të marrë pushtet në tavolinë, sepse pushteti në tavolinë, është pushteti I krimit, është pushteti I oligarkisë. Nuk është kurrë pushteti I qytetarëve, është plaçkitja e qytetarëve.
Ndaj le ta them qartë dhe prerë: Pazar në kurriz të qytetarëve, kurrë, kurrë, kurrë. Asnjëherë.

Basha: Zgjidhja politike vjen vetëm me largimin e Ramës dhe bandës që ka marrë peng vendin

Nuk ka mesazh më të qartë se ky. Betejës së shqiptarët për liri sa vijnë e u shtohen radhët. Çdo ditë që kalon e bën më të madh bashkimin tonë, më të thekur bindjen tonë se nuk ka zgjidhje politike pa largimin e Edi Ramës, pa largimin e bandës që ka marrë peng vendin. Dhe se në funksion të kësaj, shqiptarët e bashkuar kanë vendosur gjithçka, shpirtrat tanë, mendjet tona, vullnetet tona, rrahin e punojnë si një i vetëm. Ne e dimë se nuk ka e nuk mund të ketë as liri e të drejta njerëzore, as zgjedhje të lira, as clirim nga oligarkia që ka kapur për fyti Elbasanin dhe gjithë Shqipërinë, as shporrjen e bandës kriminale që sundon këtë qytet tash 6 vite pa larguar shkaktarin numër 1 të kësaj krize, përfituesin dhe arkitektin e aleancës me krimin, njeriun që e bëri Shqipërinë hambar droge, njeriun që varfëroi dhe vodhi financat e shtetit, u vuri shqiptarëve kularin në fyt, rriti çmimet e naftës dhe të energjisë, rriti taksat, fërkon duart tek i sheh shqiptarët të largohen në kurbet, dhe tani bëhet gati të cimentojë pushtetin e krimit, bëhet gati ta kthejë Shqipërinë në monizëm, bëhet gati të nxjerrë kamzhikun e diktaturës për tu ulur kokën shqiptarëve. A e pranojmë ne këtë? Natyrisht që jo. As Elbasani dhe as Shqipëria nuk e pranon këtë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular