Kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ka vendosur që të nderojë pas vdekjes nëntetaren Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën në Letoni. Kopshti i fëmijëve në Fushë-Kërçik do të mbajë emrin e dëshmores së Atdheut nëntetares “Zarife Muharrem Hasanaj”.
Njoftim zyrtar
Bashkia Kamëz nëpërmjet këtij njoftimi zyrtar fton të gjitha mediat vizive (televizonet kombëtare dhe të tjera) si dhe ato të shkruara të marin pjesë në ceremoninë e përurimit të kopshtit të fëmijëve me emrin e dëshmores së Atdheut nëntetares “Zarife Muharrem Hasanaj” në Fushë-Kërçik, Babrru, me date 29-05-2019 ora 10:30.Bashkia Kamëz krahas mediave vizive dhe ato të shkruara, fton çdo qytetar të territorit Bashkisë Kamëz edhe më gjërë për tu bërë pjesë e rëndesishme e kësaj ceremonie me përmasa kombëtare.Nëntetarja Zarife Hasanaj humbi jetën në Letoni gjatë një stërvitjeje ushtarake më 6 maj. Zarife Hasanaj, ishte duke demontuar një minë, e cila shpërtheu. Bashkë me të u plagosën dy ushtarakë të tjerë, Julian Kapaj dhe Klodian Tanushi, ky i fundit gjithashtu nuk i mbijetoi dot plagëve të marra. Ai ndërroi jetë katër ditë më pas.