BallinaKronikeIu dolën zot protestuesve marr përdhunshëm në rrugë, prokuroria vë nën akuzë...

Iu dolën zot protestuesve marr përdhunshëm në rrugë, prokuroria vë nën akuzë ish deputetët e PD-së

Prokuroria e Tiranës ka nisur procedim penal ndaj disa ish-deputetëve të Partisë Demokratike pasi kanë kundërshtuar me dhunë forcat e policisë.

Bëhet fjalë për një incident brenda Drejtorisë së Policisë pas protesës së opozitës me 16 shkurt.

“Pamjet e bëra publike tregojnë sesi Flamur Noka së bashku me Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimi, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi, Anton Frrokaj hyjnë me dhunë në ambientet e Drejtorise Vendore te Policise, Tiranë dhe veprojnë në mënyrë të dhunshme ndaj efektivëve të policisë” sqaron prokuroria.

Në lidhje me këte rast Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka kryer hetime duke ngritur akuzë për veprën penale të kundërshtimit të punonjësit të policisë sq rendit publik, kryer në përdorim të dhunës dhe në bashkëpunim, sipas nenit 236/2 te Kodit Penal.

Ky hetim ka filluar pas protestës se datës 16.02.2019.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular