BallinaKryesoreChelsea shkatërron Arsenalin, fiton trofeun e Europa Leagues

Chelsea shkatërron Arsenalin, fiton trofeun e Europa Leagues

spot_img
spot_img

Chelsea ka mposhtur me rezultatin 4-1 Arsenalin, duke fituar për herën e dytë në historinë e klubit trofeun e Europa Leagues.

Blutë e Londrës përfituan nga mbrojtja jo e mirë e kundërshtarëve, duke tundur plotë katër herë rrjetën e Arsenalit.

Finalja e zhvilluar në Baku të Azerbaixhanit nisi e qetë. Granit Xhaka shkaktoi drithërima në kampin e Chelsae-t me një goditje të fuqishme nga 25 metra që goditi traversën, ndërsa kundërpërgjigjja erdhi nga Giroud dhe Emerson që vunë në provë portierin e Arsenalit Peter Chech.

Blutë kaluan në epërsi në minutën e 49-të me Giroud, që u zhyt me kokë pas krosimit të Emerson, me Chech që këtë radhë ishte i detyruar të dorëzohej. Futbollistët e Arsenalit në vend që të mblidhnin forcat, u dobësuan në mbrojtje, duke pësuar dy gola të tjerë, me autorë Pedron, që u shërbye nga Hazard dhe vetë futbollisti belg, shndërroi në gol një 11-metërsh.

Tekasa “topçinjtë”, kërkonin me këmbëngulje golin, arritën ta gjenin atë vetëm në minutën e 69-të me Alex Lwobin, por entuziazmi i tyre nuk zgjati shumë, pasi vetëm pas tre minutash Hazard  i ndëshkoi me golin e katërt për Chelsea

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular