BallinaKronikeSKANDALI/Krerët e Policisë u nxjerrin pistoletat ish-deputetëve, Strazimiri: Ngrehuni t'i shporrim!

SKANDALI/Krerët e Policisë u nxjerrin pistoletat ish-deputetëve, Strazimiri: Ngrehuni t’i shporrim!

Pas protestës së parë kombëtare të opozitës së bashkuar, e mbajtur më 16 shkurt, ka patur një valë të fortë shqërimesh, arrestimesh, dhunë ndaj qytetarëve, pjesëmarrësve në protestë. Mbi 50 ishin të shoqëruar atë ditë.

Disa depuetë të PD-së shkuan në drejtorinë e Policisë së Tiranës për të marrë informacion, por u përballën me dhunën e drejtuesve më të lartë të Policisë së Shtetit.

Sot u publikua edhe videoja ku shihen drejtuesit e policisë duke u sjellë në një mënyrë jokorrekte dhe joligjore me përfaqësuesit e opozitës.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-deputeti i PD, Gent Strazimiri, i cili përmes një postimi në Facebook, shprehet ndër të tjera se, ““Të kapur në flagrancë, të dehur nga alkooli, nga pushteti, nga gjëmat dhe të pabërat e këtyre 6 viteve, “Geronët”, “Habilajt”, “Elvisët”, “Prengat”, “Ndokat”… “Ramat” në krye të narko-policisë së këtij narko-shteti ju tregojnë këtu fytyrën e tyre të vërtetë!

Në fund, Strazimiri fton qytetarët për pjesëmarrje të madhe në protestën e 2 Qershorit.

Postimi i plotë i Gent Strazimirit:

“Të kapur në flagrancë, të dehur nga alkooli, nga pushteti, nga gjëmat dhe të pabërat e këtyre 6 viteve, “geronët”, “habilajt”, “elvisët”, “prengat”, “ndokat”… “ramat” në krye të narko-policisë së këtij narko-shteti ju tregojnë këtu fytyrën e tyre të vërtetë!

Atë fytyrë prej “Njeriu me shenjë” që ju e pësoni çdo ditë me arrogancën e horrit që s’pyet për Kushtetutën, për ligjin, për çertifikatën e pronësisë, për bukën që s’e keni, për fëmijën që s’e ushqeni dot, për atdheun që ju është kthyer në një burg të madh….përsëri!

Këtë fytyrë “me shenjë” nuk do e shihni kurrë në pseudo-mediat, raportuar nga pseudo-gazetarët e pseudo-analistët e studiove! Ngrehuni t’i shporrim! Ne jemi më shumë!!!!

#2_qershor_ora_19
#ngrehuni_dhe_bjeruni
#që_nga_shkodra_gjer_në_vlorë
#qëndro_në_këmbë
#mbroje_lirinë”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular