BallinaAktualitetFOTOT/Xhelal Mziu inauguroi kopshtin e ri në Babrru, i vë emrin e...

FOTOT/Xhelal Mziu inauguroi kopshtin e ri në Babrru, i vë emrin e Dëshmores së Atdheut “Zarife Hasanajt”

Kryetari i Bashkisë Kamëz Xhelal Mziu inauguroi sot kopshtin e ri të fëmijëve në Babrru, Njësia Administrative Paskuqan si dhe i vuri emrin e Dëshmores së Atdheut ,“Zarife Muharrem Hasanaj”. Në ceremoninë e rastit e mbajtur në orët e paradites kryetari i Bashkisë Kamëz,z.Xhelal Mziu, ishte i shoqëruar nga anëtarë të familjes së Dëshmores së Atdheut ku zbuloi pllakatën me mbishkrimin e emrit të Dëshmores së Atdheut,“Zarife Hasanaj”.
Të pranishëm në këtë event ishin fëmijët e kopshtit të shoqëruar nga prindër, stafi edukativ, pjesëtarë të administratës si dhe mjaft qytetarë nga e gjithë zona.
Kryebashkiaku Mziu gjatë fjalës së tij përuruese falënderoi përzemërsisht familjaret që morën pjesë në inaugurim dhe theksoi se kopshti i fëmijëve mban një emër të denjë me vlera historike.
Ne po vendosim themelet në një objekt edukativ që do të edukojë ndër breza fëmijët që janë e ardhmja e këtij vendi, vijoi fjalën e tij, kryebashkiaku Mziu.
Unë personalisht ju dërgoj mirënjohjen time për të qenë gjithmonë më pranë shërbimeve ndaj qytetarëve, por në veçanti ndaj fëmijëve dhe krenar për emrin e një Dëshmoreje të Atdheut e cila tregoi shembullin e heroizmit në misionin e saj të luftës ndaj terrorizmit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular