BallinaKryesoreShqipëria në sytë e një maturanteje/Vetëm kjo lëvizje ka fuqinë për ta...

Shqipëria në sytë e një maturanteje/Vetëm kjo lëvizje ka fuqinë për ta ndryshuar realitetin e dhimbshëm

Për 27 vjet i kemi adhuruar qeveritë; ne kemi jetuar me dëshirë, duke vuajtur, sakrifikuar, uritur, ndonjëherë edhe qarë. Dhe tani shohim rezultatet…

Alesia Vrenozi

Ky sistem lindi që prej vitit 1991. Asnjëherë qeveritë nuk gjykohen mbi atë që ata dëshirojnë apo atë që premtojnë, por gjithnjë nga ajo që mund të bëjnë dhe çfarë arrijnë.
Burrat e dhjetorit [1991] morën pushtetin duke gënjyer popullin, duke u thënë njerëzve se kishin fituar. Premtuan një shtet të lirë dhe plot dinjitet. Ata premtuan demokraci, premtuan shtetin per popullin, u premtuan qyetarëve  përmbushjen e ëndrrave të tyre – paqen, punën dhe begatinë.
Ne kemi jetuar nën këtë gënjeshtër për 27 vjet. Për 27 vjet i kemi adhuruar qeveritë; ne kemi jetuar me dëshirë, duke vuajtur, sakrifikuar, uritur, ndonjëherë edhe qarë. Dhe tani shohim rezultatet më të këqija të këtyre 27 viteve: ekonomia shqiptare është e rrënuar, ka deficite të mëdha buxhetore, pasuria e kombit është shkatërruar, njerëzve u është grabitur trashëgimia, njerëzit janë të dëshpëruar dhe pa shpresë dhe po marrin rruget e Europes si ne vitin ’90, rrugët e mëdha nëpër qytete janë të mbushura me një ushtri prej miliona të papunëve, klasa e mesme po zhduket, fermerët janë larguar nga toka e tyre. Dhe për  turpin tonë, zona të mëdha të territorit shqiptar kanë humbur.
Tani po përsëritet e njëjta histori, dhe edhe një herë vetëm një lëvizje e milionave shqiptarëve ka fuqinë aktive dhe aftësinë për ta ndryshuar Shqipërinë.

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular