BallinaAktualitetBasha i kujton Ramës testin e Berlinit: Se kalon dot! Largohu që...

Basha i kujton Ramës testin e Berlinit: Se kalon dot! Largohu që BE të hapë negociatat me Shqipërinë

spot_img
spot_img

Basha: Ka vetëm një përgjegjës për bllokimin e negociatave, Edi Rama, I cili po bllokon Evropën, sepse mbron interesat e oligarkisë

Ja ku jemi sot, me një njeri që duhet të ishte larguar me qindra herë për të zezat e tij dhe nuk largohet. Vetëm për karrigen e tij, për pushtetin e tij, refuzon t’I hapë Shqipërisë rrugën e zgjidhjes politike, refuzon ti hapë Shqipërisë rrugën e integrimit evropian. Kush ka sy në ballë e ka parë, kush ka veshë e mend e ka dëgjuar, ka një njeri që e mban peng hapjen e negociatave, ka vetëm një përgjegjës, që e shtyn tash 3 vjet hapjen e rrugës tonë Për Shqipërinë si e gjithë Evropa. Dhe ky është njeriu që sa herë ka pasur mundësi të vërë interesat e shqiptarëve mbi pasurinë dhe pushtetin e tij, sa herë ka patur mundësi të zgjedhë shqiptarët dhe jo oligarkët ka vendosur kundër shqiptarëve.
Ndaj asgjë nuk na e heq fokusin e kësaj beteje. Asnjë ndryshim nuk do të ketë për krizën ekonomike dhe gjendjen e shqiptarëve pa zgjidhur problemin e problemeve, pa e zgjidhur varkën e qeverisë nga huri I oligarkisë, pa e lidhur fatin e parlamentit dhe kryeministrit të ardhshëm drejtpërdrejt me qytetarët shqiptarë. Kjo është beteja, zgjdhje të lira e të ndershme largimi një orë e më parë I Edi Ramës, garantimi I standardeve zgjedhore, në mënyrë që shqiptarët të jenë ata që do të vendosin.

Tentativa kriminale për të diktuar një process fals zgjedhor, tentative për ti zgjatur orët kufomës politike të Rilindjes, jam I bindur që do të marrë përgjigjen e duhur anembanë Shqipërisë, duke nisur këtu nga Kurbini.
Po apo jo?
Qytetarët: pooo
Edi Ramës i duhet me gënjeshtra dhe me mashtrime, hilera dhe dredhira, mendon se do t’jua kalojë miun nën hundë Europës.
Nuk ia kalon miun nën hundë Europës. Nuk pranon Europa të hapë negociatat me një vend kryeministri I të cilit është kapur duke vjedhur votat me krimin, është kapuer duke vjedhur qindra million euro të qytetarëve të vet. Është kapur duke mbrojtur kriminelët.
Që të kalojë nëpër Europë, kudo ku standartet europiane, vlerat për të cilat luftojmë ne, zgjedhjet e lira, ndarja dhe balancimi I pushteteve, drejtësia e pavarur, liria ekonomike, zbatimi rigoroz I Kushtetutës, janë bibla dhe kurani I qeverive europiane.
Nuk kalon Rama testin e Berlinit, sepse nuk kalpn dot as testin e Kurbinit.
As Berlini e as Brukseli, as Londra e as Parisi, nuk qasin autokratët e korruptuar dhe të inkriminuar. Dhe këtë e kanë bërë të qartë.
Ne duhet patjetër ti hapim rrugën europiane të vendit. Ne duhet patjetër ti hapim negociatat, ndaj duhet një orë e më parë ti japim fund kësaj marrëzie:
Të largojmë Edi Ramën dhe të bashkojmë të gjithë energjitë tona positive, të djathtë e të majtë, drejt një zgjidhje politike që e rikthen sovranitetin tek njerëzit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular