BallinaAktualitetDeklarata bombë e Sali Berishës: Fatos Klosi organizoi vrasjen e ish-ministrit të...

Deklarata bombë e Sali Berishës: Fatos Klosi organizoi vrasjen e ish-ministrit të mbrojtjes së Kosovës

spot_img
spot_img

Ish-Kryeministri Berisha ka hedhur dritë mbi vrasjen e ish-ministrit kosovar të mbrojtjes Ahmet Krasniqi, i cili u ekzekutua në Tiranë në shtator të vitit 1997.

Berisha akuzoi direkt ish-shefin e shërbimeve sekrete Fatos Klosi si organizator të kësaj vrasje.

Ja çfarë tha z. Berisha për këtë ngjarje të rëndë

“E kam njohur dhe ruaj për të kujtimet më të mirë e më të madh. Ka qenë një burrë i rrallë fisnik. Ka ardhur në zyrën time, një herë me Bujar Bukoshin, pastaj vetëm, me kërkesën që të bashkëpunoja. Ishte burrë fisnik. ShIK-u shqiptar dhe Fatos Klosi, autori kryesor i vrasjes. Ai shoqërohej nga oficerë të SHIK gjatë qëndrimit në Shqipëri. Ahmet Krasniqi, 24 orë para, i marrin atij dhe rojeve, armët.

E çarmatosin për të ekzekutuar. Në momentin e vrasjes ka qenë dy oficerë të SHIK-ut, nuk kanë qëlluar por e kanë mbajtur për ta vrarë. 1 ose 2 të maskuar kanë qëlluar mbi. Ngjarja është kryekëput vrasje shtetërore e qeverisë shqiptare. Vrasje në pabesinë mët ëmadhe, në besën e tyre.

Autori kryesor është Fatos Klosi, që në qeverinë time ndiqej si bashkëpunëtor i dy shërbimeve të huaja. Pse nuk është zbardhur kurrë? “Sepse për fatin e keq të Shqipërisë prokurorët qëlluan qenë besnikë të PS. Kjo është vetmja arsye. Kur u bëra kryeministër jam përpjekur shumë”.

Nëse bëhet një hetim serioz del se është autori është Fatos Klosi. Dihen me emra oficerët e SHIK që kanë qenë aty, tha z. Berisha

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular