BallinaAktualitetKQZ pranon se shkeli ligjin: Bindja Demokratike parti joparlamentare

KQZ pranon se shkeli ligjin: Bindja Demokratike parti joparlamentare

KQZ-ja ka publikuar vendimin që cakton kohën e transmetimit në televizionin publik të partive për zgjedhjet lokale. Në këtë listë, Bindja Demokratike, që i regjistroi kandidatët e saj për kryebashkiakë si parti parlamentare, renditet krah subjekteve politike që jo parlamentare, së bashku me 24 parti të tjera.
Ku është shkelur ligji? Vendimi me dy standarte i KQZ-së fakton pretendimet e opozitës, që ka këmbëngulur se regjistrimi i saj është në kundërshtim me ligjin, pasi asnjë parti nuk mund të ketë kandidatë per kryebashkiakë, pa pasur një deputet gjashtë muajit e fundit.
Koordinatori Astrit Patozi është mbrojtur fillimisht me argumentin se garant për regjistrimin e BD-së ka dalë deputeti Andi Përmeti, por deputeti i opozitës së re ka vetëm një muaj në parlament.
Më vonë, Patozi publikoi emrin e Lefter Kokës si njeriu që regjistroi partinë, por Koka rezulton deputet i LSI-së deri në mars, kur u dogjën mandatet.
Regjistimi i kandidateve te BD-se per kryebashkiakë me 20 maj eshte mbeshtetur vetem nga kater anetaret e Partise Socialiste, pasi kryetari Klement Zguri votoi kunder, duke mos pranuar te thyejë ligjin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular