BallinaAktualitet"Rama do të prish 90 mijë ndërtime", ja thirrja e Ed Palokës...

“Rama do të prish 90 mijë ndërtime”, ja thirrja e Ed Palokës për shqiptarët

Nënkryetari demokrat Edi Paloka ka reaguar pas shembjeve të djeshme nga ana e IMT në zonë e selvisë në Tiranë. Ai publikon një foto nga ajo se çfarë ka mbetur nga ky aksion.

“Shikojini keto pamje. Neser mund të jetë shtëpia apo biznesi juaj”, shkruan Paloka duke shtuar se, “pak jave më parë është publikuar vendimi i marrë nga qeveria për prishjen e 90 mijë objekteve , shumica në Tiranë”.

Ja postimi tij i plotë:

Shikojini këto pamje. Nesër mund të jetë shtëpia apo biznesi juaj.

Pak jave me parë është publikuar vendimi i marre nga qeveria për prishjen e 90 mijë objekteve, shumica në Tiranë! Kam bërë thirrje atëherë e po ju bej prapë: Do prisni t’ju vijnë natën e t’ju shkatrrojnë, jo një godinë, por jetën?!

Pse? Vetem që Rama, Veliaj e pesë hajdutë të pangopur, te fusin milionat në xhepat e tyre.

Ngrihuni sot, si qindra e mijera te tjerë që janë në protestë për shtëpitë e tyre, për bukën e tyre, për femijët e tyre, për jetën e tyre.

Nuk ka çfarë ju marrin më, ju a kanë marrë të gjitha..

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular