Pedagogu Rezart Prifti i ftuar në emisionin “Ekopolitik” tha se në pikën ku ndodhemi sot është vështirë të dallohet fjala opozitë me fjalën mazhorancë. Ai krahasoi reformën në drejtësi me skenat e filmit “Vdekja e kalit”.
Rezart Prifti: Në këtë pikë që jemi ne sot unë nuk dallojë fjalën opozitë nga fjala mazhorancë. Parimisht unë do të thosha në gjuhën e kryeministrit “same shit”. Kjo pjesa e reformës në drejtësi më kujton atë filmin me Timo Fllokon, që e fusin ne burg dhe e internojnë dhe takohet me atë që e internoi dhe ja kërkoi gruas së vet dhe i thotë “he mo dole”, “Vdekja e Kalit”. Këtu kemi 3 dekada që po operojnë këta njerëz këtu dhe parimisht 5 njerëz kanë mbetur të pa korruptuar, që është e pamundur të ngresh një sistem me 5 njerëz. Njësoj si filmi, ai që e internoi në kohën e komunizmit, kur doli i tha të të ndihmoj me ndonjë gjë.