BallinaSocialeVideo shokuese/Ja si dhunohet rëndë adoleshenti nga bashkëmoshatarët

Video shokuese/Ja si dhunohet rëndë adoleshenti nga bashkëmoshatarët

Policia është vënë në alarm për identifikimin e disa të rinjve që janë filmuar duke dhunuar barbarisht një bashkëmoshatar të tyre. Videoja me pamje të rënda iu është shpërndarë 6 komisariateve në Tiranë, pasi dyshohet se ngjarja ka ndodhur në kryeqytet, por nuk përjashtohet mundësia që të këtë ndodhur në ndonjë qytet tjetër.

Në videon e siguruar nga News24 dhe BalkanWeb duket një adoleshent i rrethuar nga një grup djemsh që e godasin njëri pas tjetrit në fytyrë dhe në trup dhe e detyrojnë të thotë fjalë të turpshme, denigruese. Djali qan me ngashërim, ndërsa djemtë e godasin me shqelma. Në pamje nuk shfaqen në mënyrë të dukshme fytyrat e agresorëve, duke vështirësuar identifikimin e tyre nga policia. Nuk është e qartë koha kur ka ndodhur ngjarja, pasi nuk është bërë i mundur as identifikimi i djalit që ka rënë pre e bulizmit.

Gazetarja e news 24 ka biseduar me shefa komisariatesh dhe specialistë të cilët i kanë konfirmuar se videoja në fjalë është marrë nga policia sot në mesditë. Menjëherë iu është shpërndarë specialistëve të zonës dhe është kërkuar me urgjencë t’i gjejnë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular