BallinaAktualitetBasha para protestes se 2 Qershorit: E keqja duhet shkulur me rrenje....

Basha para protestes se 2 Qershorit: E keqja duhet shkulur me rrenje. Largimi i Rames i panegociueshem

 

30 milion donin të vidhnin këtu. 300 milion duan të vjedhin me rrugën Milot-Balldren, me rrugën e Orikumit, me të njejtën skemë si tek unaza e re. 300 milion euro, paratë e xhepave tuaja, të kërdisur nga taksat e shtuara, të kërdisur nga faturat e kripura të energjisë elektrike, të kërdisur nga nafta më e shtrenjtë në Europë, të popullit më të plaçkitur të Europës, nga një grusht injorantësh dhe hajdutësh, politikanët më të korruptuar, më kriminelë dhe më të pasuruar në kurriz të popullit dhe që përfaqësohen sot nga Edi Rama, Uria Heep-i i bashkisë së Tiranës dhe Taulant Yaris. Kjo është prova më e qartë, se që ta ndalim të keqen nuk mjafton. Që shtëpitë tuaja të jenë njëherë e mirë të sigurta dhe këta vogëlushë të shkojnë në shkollë (tregon me dorë fëmijët që protestojnë tek Unaza e re) të pa traumatizuar nga lotët e prindërve të tyre, që paratë e prindërve shqiptarë, paratë e taksapaguesve shqiptarë, paratë e bukës së gojës së fëmijëve shqiptarë, mos të vidhen më në afera të tilla të tmerrshme që si ka parë e si ka dëgjuar në 30 vjet, Europa, nuk mjafton të ndalim të keqen. Njësoj si nuk mjafton të ndalim kancerin!
E keqja duhet shkelur me rrënjë!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular