BallinaOP EDGazetarja -Ramës/Ja pse zgjedhjet nuk i bën dot më 30 qershor, çliroju...

Gazetarja -Ramës/Ja pse zgjedhjet nuk i bën dot më 30 qershor, çliroju nga…

Gazetarja Edlira Gjoni i është përgjigjur përmes një komenti në rrjetet sociale kryeministrit Edi Rama, i cili sot iu drejtua me një letër tjetër publike opozitës.

Postimi i Edlira Gjonit

I dashur kryeministër,

Lexova me një frymë letrën që më kishe nisur sot. Faleminderit që të ramë ndër mend!

Meqë na ishe drejtuar personalisht, mendova se edhe përmbajtja do ishte e tillë: pra votuesi i djathtë të shihte mes rreshtave qartësi, zotim, shpresë.

Kishe harruar të listoje se zgjedhjet nuk bëhen dot në 30 Qershor jo se nuk do opozita, por se zgjedhjet me kandidatë pa rivalë nuk janë demokratike.

Të tilla pseudo-zgjedhje bëjnë vetëm sojet si paraardhësi juaj dhe i Berishës, idhulli juaj shpirtëror, E. Hoxha, busulla që ju sjell votat e rreshtuara të shqiptarëve që në 7 të mëngjesit edhe 34 vjet pasi ka mbyllur sytë.

Të tilla zgjedhje ka bërë e do bënte vetëm Berisha pas 1990-ës. Ti vërtetove se jeni brumë i zënë në të njëjtën magje.

Faleminderit që të ramë ndër mend. E që të të rrimë ndër mend qoftë edhe një ditë të vetme, mbaj parasysh këto gjëra që mungonin në tekstin tënd:

– Lere drejtësinë të merret me Tahirin, Dakon, Sejdinin, Ahmetin, Gjiknurin. Edhe me Velinë po e deshi puna.

– Ndaje mendjen: peshk apo ngjala me LSI-në? Mos harro, të dyja të helmojnë keq po u konsumuan kohë pasi janë jashtë habitatit. LSI i bëri disa vite jashtë pushtetit. Të bëftë mirë!

– Mos e mbaj më peng 21 Janarin. Ke Mediun, Berishën e madh, Berishën e vogël, Bashën, Imamin për të lejuar drejtësinë t’u tregojë vendin? Bëje! Shembuj duam! Besim të japim!

– Për cilat qendra të rilindura flet fshatrave? Milionat që ke dhënë për tender-marrësit pa konkurrim janë groposour në fshatra ku nuk ka më njerëz. E ke vënë re që kur i inauguron je i rrethuar nga të njëjtat fytyra në secilin prej tyre? Ata që vijnë bashkë me ty nga Tirana? Po, sepse nuk ka banorë te fshatrat e rilindur! Kanë ikur qëkurse ti e gjelbërove, PPP-ove e mavrove Shqipërinë. S’kanë punë, për çfarë do rrinë në fshat? Leri trajnimet me lekët që vetë sjellin e vetë marrin ndërkombëtarët, fermerët i ke me prodhime sheshit!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular